Jemi në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”,Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej, që jep lëndën biokimi mjeksore për 3 degët, mami, infermieri dhe fizioterapi. Nga 120 studente, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata, që kane mundësi ekonomike, japin minimalisht 150 euro, për të marrë provimin. Në këtë universitet ka studentë, që arrijë të diplomohen, vetëm për shkak të kësaj lënde.Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjeksore, libër me autorësine e dy pedagogeve. Ai është i vështirë, për t’u deshifruar,pasi fjalët janë të ngjitura dhe studentët janë detyruar ta paguajnë 55 mijë lekë të vjetra.Një bashkëpunëtor i emisionit “Stop” ve në provë pretendimet e studentëve dhe u jep pedagogeve Suzana Golemi dhe Donalda Laçej 150 euro në zyrën e rektores.Në këmbim “studenti” ynë ia del ta marrë provimin problematik.
Sot është solstici i verës, apo dita më e gjatë e vitit. Në këtë ditë ka dalë në konferëncën e fundit për shtyp në vendin tonë, ambasadorja amerikane Juri Kim.Gjatë përshëdetjes në Shqip, Kim u ngatërrua dhe tha, se ndjehej e emocionuar para largimit nga vendi ynë.E pyetur për cështjen e iranianëve të organizatës Mek, Kim tha, se i përket qeverisë shqiptare, të vendosë, nëse do të vazhdojë t’i mbajë, por ata duhet t’i binden ligjeve dhe rregullave të Shqipërisë.
Në tetor 2016 emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci. Ky i fundit i kërkoi marrëdhënie seksuale një gruaje në proces divorci, në mënyrë, që të ndërhynte në cështjen e saj.Boci në atë kohë u shkarkua menjëherë nga KLD. Por më pas ai kërkoi të kthehej në detyrë, me vendim të gjykatës së Apelit të Vlorës. Një vit më parë, në maj 2022, Guximtar Boci u shkarkua nga radhët e drejtëisë nga ana e KPK (komisionit të pavarur të kualifikimit). Por sot pas më shumë se një viti, Guximtar Boci vijon të marrë miliona nga taksat tona, pasi ka ankimuar vendimin e KPK-së në KPA, komisionin e pavarur të ankimimit.Deri atëherë ai vazhdon të paguhet me 75% të pagës.