STOP – EMISIONI 208 (SEZONI 2)

Tallava elektorale, nga vallja e Lindita Nikollës te shtatorja e Isa Boletinit.
Ish-ministrja socialiste e arsimit Lindita Nikolla ia ka marrë valles “O moj lulja e Kurbinit”, në kuadër të fushatës elektorale.Albert Brahollari denoncon faktin, se në bashkinë e Këlcyrës janë punësuar së fundi më shumë persona, sesa lejon organika. Ai thotë, se nga 160 persona të regjistruar në bordero, vetëm 20 mund të jenë realisht në punë dhe fajëson për këtë, kryetarin e bashkisë Klement Ndoni.Një arsimtar denoncon një tjetër abuzim fushate. Ai ka sjellë një foto, për të ilustruar, se drejtori i shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës, anëtar i PS-së, mbyll derën me celës edhe pas orarit, për të ndaluar pjesëmarrjen e mësuesve në aktivitete elektorale. Ndërsa në Vlorë, shtatores së Isa Boletinit i kanë fshirë emrin.

Skandali, fondacioni zviceran SFI përvetëson qendrën shëndetësore të Spillesë.
Në vitin 2000 komuna Kryevidh e Spillesë nënshkroi një marrëveshje me fondin zviceran SFI, për të ndërtuar një ambulancë të re, në vend të së vjetrës dhe një kishë. Në përfundim të punimeve, SFI do t’i dorëzonte komunës qendrën shëndetësore dhe do të mbante kishën. Mjeku i zonës Ilir Allkja tregon, se qendra shëndetësore nuk u ndërtua kurrë dhe gjithcka u përvetësua nga SFI.Sot mjeku dhe infermierja janë pa një ambient, ku të kryejnë punën.Administratori Shkëlqim Gjoni thotë, se SFI ka nisur procedurën e legalizimit në mënyrë mafioze, për një pronë, që në letra rezulton shtetërore.

Viktimat e mashtrimit të ish-postierit: Cim Paprri i lirë e po bën fushatë.
Pas transmetimit në “Stop” të rastit të postierit në Llizha të Elbasanit, që u zhduk me paratë e pensioneve, mbërrin një tjetër denoncim.Pranvera Qyrja dhe bashkëshorti i saj kanë statusin e paraplegjikut, por të dy janë viktima të aktit të Cim Paprrit.Pranvera thotë, se Paprri endet i lirë në Elbasan, madje edhe duke u angazhuar në fushatë elektorale.Në postën e Elbasanit drejtoresha, Klaudia Krasnika, është shkarkuar dhe zëvendësuar me një tjetër, që nuk ka akoma informacionin e nevojshëm.

Të Fundit