STOP-EMISIONI 205(Sezoni 8) 15 Qershor 2023-Gruaja ne Gjermani, AKU Durres e gjobit me 1 milione ne tregun e qytetit.

Jemi në Durrës me zonjën Nexhmie Hodo, e cila ka qenë për 25 vjet shitëse ambulante bulmeti në tregun e Durrësit. Në vitin 2017 ia le me marrëveshje banakun vajzës së tezes. Në 21 maj 2018 AKU Durrës, bën inspektim dhe e gjobit me 1 milionë lekë të vjetra.Gjoba vihet në ëmër të Nexhmies, e cila e paguan, edhe pse nuk ka qenë ajo në banak, por kushërira e saj Meremja.Ne i drejtohemi Admistratës së markatës së Durrësit dhe takohemi me arkëtaren. Kjo e fundit pranon, se gabimi i saj është, se ka lënë një tjetër tregtar ambulant pas banakut, ndërkohë që në letra figuron emri i Nexhmie Hodos.Nga ana tjetër njëri nga inspektorët që ka qenë në terren, kur u vu gjoba, Lulzim Balani, nuk e kujton rastin. Si për ironi, rezulton, se në kohën, kur AKU gjobiste zonjën Hodo, kjo e fundit rezulton në Gjermani nga sistemi Tims.

Ndodhemi në Boric të vogël, në Malësi të Madhe në shtëpinë e qytetarit Shan Pelini, të cilit pas 5 vitesh, i ndërpritet kempi. Shan Pelini tregon, se në vitin 2015, ka pësuar një aksident në punë dhe ka humbur njërën këmbë, dorën dhe njërin sy. Ai del në pension të parakohshëm dhe gjithashtu merr kempin, ndërsa gruaja e tij kujdestarinë. Në vitin 2022, pagesa e kempit ndërpritet. Qytetari shprehet, se nuk e kupton arsyen, pasi ai nuk mund të kujdeset për veten në atë gjendje. Ne u interesuam në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit social, ku na thuhet, se KMCAP i Nivelit të Parë të Para-Tetraplegjisë dhe Neurologjisë dhe KMCAP-i Epror për diagnozën “Amputacion” e kanë gjykuar jo përfitues të Statusit të Para-Tetraplegjisë. Statusi i Para-Tetraplegjisë përfitohet kur diagnoza është “Paraplegji/Tetraplegji”, ku paraplegjia nënkupton paralizë të anësive të poshtme, tetraplegjia nënkupton paralizë të dy anësive (të poshtme dhe të sipërme).

Emisioni Stop jo pak here ka trajtuar problematika të qytetarëve, lidhur me mashtrimet nga blerjet online në rrjetet sociale.Sot do të trajtojmë të njejtën problematikë, këtë herë të një qytetareje, e cila banon në Mbretërinë e Bashkuar.Ajo tregon, se ka blerë në një faqe online, Cinderella Fur, një pellush i cili kushtonte 350 euro. Më pas edhe shoqja e saj bëri një porosi të tillë. Por nuk erdhi produkti i reklamuar, ndaj ajo kërkoi paratë mbrapsht.Kur kërkoi paratë, nuk mori asnjë përgjigje, por kur përmendi denoncimin në “Stop”, paratë u kthyen.Në muajin shtator 2021, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë njoftoi, se me vendim të Këshillit të Ministrave, u vendos hapja e platformës për abuzimet nga blerjet online, ku mund të drejtohen qytetaret e pakënaqur.ne intersohemi pranë kësaj ministrie, por platforma e premtuar, ende nuk është hapur. Qytetarëve iu ngelet të drejtohen tek Drejtoria e Tatimeve ose në Polici.

Të Fundit