Ndodhemi në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, pasi në vitin 2017 në këtë zonë janë shkaktuar dy aksidente, ku janë dëmtuar dy automjete. Personi, i cili i ka shkaktuar këto aksidente është Leonard Nuka. Në fakt, në redaksinë tonë është drejtuar një zotëri me emrin Leonard Nuka, i cili thotë, se duhet të paguajë një shumë prej 1 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra, por që prentendon, se nuk ka lidhje me aksidentet.Leonardi ynë, nga qyteti i Beratit, tregon, se në vitin 2020 i vjen një fletë –thirrje për gjyq nga Kompania Eurosig, në të cilën thuhej, se duhet ta paguante një shumë prej 800 mijë lekësh të vjetra, pasi kishte shkaktuar një aksident në zonën e Kamzës. Ndërkohë që makina, që i kishte shkaktuar ishte në emër të Brilant Nuka dhe drejtuesi quhej Leonard Nuka. Ai thotë se nuk e njeh personin që ka automjetin dhe ai vetë nuk ka patur kurrë patentë. Tashmë paraqitet kot nëpër gjyqe, duke kërkuar të sqarohet njëherë e mirë.Por kur priste zgjidhje, në 27 maj 2021 i vjen një fletë thirrje tjetër për gjyq po nga kompania Eurosig për një shumë tjetër, që duhet të paguajë për një aksident të ndodhur po në Kamëz, në bulevardin Blu dhe po me të njëjtën makinë në emër të Brilant Nuka. Makina e dëmtuar ishte në emër të Armand Milloshi. Nga një verifikim i thjeshtë në sistem rezulton, se me numrin e patentës së drejtuesit të automjetit, del një emër Leonard Nuka, por atësia është Petrit, ndërsa Leonard Nuka i cili është drejtuar në “Stop” e ka emrin e babait Ikbal. Me këto të dhëna jemi drejtuar në kompaninë e Sigurimeve Eurosig, ku drejtoresha juridike shpjegon, se procedura e ndjekur është bërë në bazë të sistemit të gjendjes civile ku figuronte vetëm një Leonard Nuka nga qyteti i Beratit. Pas interesimit tonë, ajo thotë, se u verfikua dhe rezulton, se Leonard Nuka i cili ka shkaktuar aksidentin mesa duket kishte ndryshuar emrin në Ferdinand. Zonja shprehet, se padia do të tërhiqet ndaj zotit Leonard Nuka nga qyteti i Beratit dhe i kërkohet shumë ndjesë për shqetësimet e sjella.
Në një prej supermaketeve të kryeqytetit, lepurit i është ndryshuar data e skandencës, duke vënë një etiketë tjetër mbi atë ekzistuese. Plehrat kanë mbushur rrugën në Shkallnuer, e po kështu e mbushur me mbeturina është edhe lulishtja e qytetit të Durrësit. Në Qafshtamë po dëmtohen pishat e zeza dhe një qytetar bën thirrje për marrjen e masave. Janë këto disa nga episohet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Prej lindjes, shëndeti i Albion Hyka, 3 vjecarit nga Elbasani, ka qenë në rrezik. Prej një anomalie, kockat në njërën dorë e këmbë nuk janë zhvilluar, duke mos qenë funksionale. Ai kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje jashtë vendit, që kushton 20.000 euro. Familja e kishte të pamundur të siguronte këtë shumë, pasi mbahen vetëm me punën e kryefamiljarit. Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” mundësuar dërgimin e Albionit të vogël për një ndërhyrje të specializuar në Turqi, ku duke se dhe operacioni ka dalë me sukses.Më pas ndalemi në familjen Mustafa në Vorë.Vec varfërisë, kjo familje përballet me një problem edhe më të madh. 3 nga fëmijët e familjes janë prekur nga sëmundja e epilepsisë që në moshë të vogël dhe janë në karrige mne rrota. Kryefamiljari, Sherifi, është paralizuar si pasojë e Parkinsonit. Feridja, nëna e tyre është me shëndet të keq, si pasojë e problemeve në zemër. Kujdestarë janë Flamuri, i vëllai dhe bashëkshortja e tij, të cilët mes shumë vështirësive kujdesen për 4 invalidët, Feriden, ndërsa i duhet të rrisin edhe fëmijët. Shtëpia ku jetonte familja ishte shumë e vjetër dhe tërmeti i shtatorit ia shkatërroi totalisht. “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” në një kohë rekord siguroi një banesë në Vorë për familjen Mustafa dhe një mjet transporti të posaçëm për kushtet e tyre.