E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

Stop -EMISIONI 202 (SEZONI 4) 11 qershor 2019- Skandali/ Tender korruptiv për dezinsektimin, ISHP: punonjësit reflektuan!

Tashmë, që sezoni turistik ka nisur, të gjithë pushuesit kërkojnë siguri dhe pastërti.Pikërisht për të patur higjenën e kërkuar, në fillim të marsit 2019, ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.Specialistja Enkelejda Dikollari, sqaron detaje nga ky proces.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatori shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.Vetë ISHP në përgjigje të interesimit të “Stop” thotë, se punonjësit kanë refkletuar, ndaj nuk janë shkarkuar. Ndërsa procesi i dezinsektimit mund të kryehet fare mirë edhe në qershor.Nga ana tjetër, sipas specialistes Enkeleda Dikollari,ky proces duhet bërë në periudhën mars, prill e maj, kur mushkonjat janë në fazën larvore. Efektet e dezinsektimit në muajt maj e qershor është jo efikas, pasi larvat janë në stadin adult dhe mbajtja në kontroll është e pamundur.

Dacic del nga binarët/ Mallkimi i Neritan Cekës për votuesit e 30 qershorit.

Në seancën e fundit të OKB-së në New York, ministri i jashtëm serb Dacic është ngritur në këmbë duke fyer ambasadoren e Kosovës Vlora Citaku e duke quajtur kolonizatorë amerikanët e britanikët, me të cilët po bisedonte zonja Citaku.Një person me ngjyrë është filmuar në mes të New Yorkut, duke kënduar shqip, në një manifestim shqiptarësh.Neritan Ceka ka mallkuar të gjithë ata, që do të shkojnë të votojnë në 30 qershor. -Ju vraftë Zoti!, U qorrofshi! Ju zëntë bukën e kalamajve!-janë mallkimet e Cekës.

Skandali/gjyqtarja Pajtime Fetahu shantazhon gazetarin: O unë, o ju!

Kohë me parë emisioni “Stop” ka denoncuar disa nga shkeljet e gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.Fetahu ka ndikuar në lirimin e një personi nga qelia, por është dokumentuar edhe roli i saj në falsifikimin e një dosjeje prone. Gazetari i “Stop” e ndeshi në gjykatë zonjën Fetahu dhe i kërkoi asaj versionin e vet mbi cështjet. Por gjyqtarja iu hakërrye me sharje e fyerje, duke e kërcënuar me shprehjen: O unë, o ju!

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑