STOP – EMISIONI 2 (SEZONI 2)

Kaos me librat shkollorë/ Veliaj si parashikues moti.
Në Tiranë vazhdon kaosi me shpërndarjen e librave shkollorë, edhe pse ky proces duhet të kishte nisur në 25 gusht.Stop sjell pamje nga shkolla “1 qershori”, ku rradhët për tekste shkollore i ngjajnë atyre të ushqimeve para viteve 90. Qeveria shqiptare i ka dhënë një kompanie belge plot 600 mije euro për shërbime konsulence.Gjatë ditës së djeshme kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi për të disatën herë qytetarët, se do të bjerë shi.

 
Kamera e fshehtë e Stop, arratiset shefja e bio-kimisë Ditika Kopliku.
Emisioni Stop transmetoi një natë më parë pamjet, ku shefja e katedrës së bio-kimisë në Universitetin e Shkodrës, Ditika Kopliku, merrte 100 euro për provim nga studentët. Sot policia e shpalli atë në kërkim, pasi nuk e gjeti në banesë.Edhe ministria e arsimit dënoi aktin e pedagoges.

 
Qentë e rrugës dhe “zgjidhja” e bashkisë së Lezhës.
Bashkia e Lezhës ka menduar një zgjidhje “origjinale” për qentë e rrugës.Një projekt me vlerë mbi 7 milionë lekë të vjetra parashikon asgjësimin e tyre.Nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi shpjegon, sesi aplikohet projekti,ndërsa disa të mitur shpjegojnë, se dorëzojnë kafshë të ngordhura.

Të Fundit