E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

Stop -EMISIONI 199 (SEZONI 4) 6 qershor 2019- Rinas/ kompania e sigurimit ITCS pezullon punonjësin e nuk i jep provat.


Ahmet Mema, denoncon në “Stop”, se në 1 mars 2019 ka nisur punë si agjent sigurie në kompannë ICTS në Rinas, me kontratë 3 mujore. Por në 14 maj e pezullojnë nga puna, me justifikimin, se ka kaluar një likuid më të madh se 100 ml. Ahmeti kërkon, që të hapen kamerat, për të provuar, se nuk ka faj.Në zyrën e burimeve njerëzore i premtojnë, se do të bëjnë këtë kontroll dhe do ta kthejnë në punë, nëse rezulton pa faj.Nga ana tjetër kryemenaxherin i ICST-së deklaron, se në mënyrë kategorike nuk hapen kamerat.

Protesta e të rinjve gjermanë krahasuar me protestat tona.

Prokuroria ka urdhëruar pasditen e djeshme, që media të ndalojë publikimin e përgjimeve nga dosja 338. Por në fakt përgjimet erdhën nga gazeta gjermane Bild.Gjatë ditës të rinjtë gjermanë protestuan, duke u shtrirë rreth foltores së parlamentit, me pretendimin se qeveria ka dështuar në politikat klimaterike. “Stop” krahason këtë protestë me ato, që janë zhvilluar së fundi në Shqipëri, ku nuk kanë munguar aktet e dhunës.

Elbasan/ përjashtohen nga taksa e pasurisë, por prej muajsh e paguajnë atë.


Një VKM e miratuar nga qeveria shqiptare vendosi heqjen e taksës së pasurisë për një kategori individësh si pensionistë të vetmuar, invalidë, veteranë lufte etj. Por disa të moshuar në zonën e Pusit që lahet vetë në Elbasan, ankohen, se vazhdojnë ta paguajnë këtë taksë.Stefan Cipi dhe Mehmet Miraku, tregojnë sorollatjen pa rezultat nëpër zyrat e shtetit.Punonjësja e UKE-së shpjegon gjithë dokumentat, që duhen plotësuar për të përfituar heqjen e taksës.Ndërsa Entela Binjaku, koordinatore për taksën e pasurisë thotë, se fluksi i aplikantëve është shumë i lartë, më shumë se 3 mijë aplikantë. Sipas saj VKM-ja ka hyrë në fuqi në janar dhe do të dalë një tjetër vendim për rimbursimin e parave të paguara pa të drejtë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑