STOP-EMISIONI 198(SEZONI 7) 7 Qershor 2022-I sëmurë me tumor e invalid, i vëllai i vjedh 16 milionë lekë në bankë.

Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregon se vuan nga dy tumore në shtyllën kurizore, ndaj sot është i paralizuar në karrike me rrota. Ai denoncon në “Stop” sesi i vodhi vëllai 16 milionë lekë.Nesti tregon, se shuma e parave hidhej në bankë. Por për shkak të gjendjes shëndetsore dhe ndihmës së fëmijëve i kishte lënë paratë e kempit pa prekur, për të blerë një shtëpi të vogël në Fier, pasi shtëpinë e kishte shitur për të bërë operacionet.Në vitin 2017, kur ai ishte përmirësuar pak, shkon vetë në bankë me karrocë invalidi për të kontrolluar llogarinë. Por aty mëson, se llogaria ishte boshatisur.Ai mëson, se paratë ishin tërhequr dy herë brenda në bankë dhe herë të tjera në bankomat, pasi ishte hapur kartë në emër të Nestit, pa dijeninë e tij.Drejtoresha e bankës në Fier nuk shpejgon, sesi u tërhoqën paratë e si u hap karta në emër të tij.E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Postë, ku kalonin 4 mijë lekë të reja në muaj, sigurime si invalid.Ky ishte momenti, kur Nesti kuptoi, se të gjitha paratë ishin tërhequr nga vëllai i tij Vironi.

Prej kohësh emisioni “Stop” ka trajtuar në mënyrë të përsëritur shqetësime të qytetarëve të mashtruar nga Veriana Gega. Kjo e fundit përmes agjensisë “Perla Agency” u kishte premtuar personave të ndryshëm punësim në Gjermani, duke u zhvatur shuma të mëdha parash, të cilat nuk i kthente më.30 vjecarja nga Berati ishte shpallur në kërkim dhe u vu në pranga pak ditë më parë.Në prokurorinë e Tiranës ishin depozituar të paktën 40 kallzime ndaj saj.Tashmë Veriana Gega do të përballet me akuzat për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.Mashtruesja seriale rrezikon të dënohet 5-10 vjet për mashtrim, si dhe 3-4 vjet për falsifikim të dokumentave.

Për paratë e zhvatura të invalidit Nesti Naci shkojmë në postë, ku na thonë, se cdo gjë është bërë në mirëbesim dhe pa dokumenta. Heshtja e postës ka bërë, që sot pas 5 vitesh asnjë person nuk ka marrë përgjegjësi për këtë vepër penale.Ne u takuam edhe me autorin e vjedhjes së 16 milionë lekëve, vëllain e Nesti Nacit, Viron Naci. Ky i fundit thotë, se i mori paratë, pasi Nesti i kishte 3 mijë euro borxh.Cështja e vjedhjes së vëllait të sëmurë u mbyll nga prokurorja Elida Hoxhaj në Fier, e cila është sot prokurore Apeli në Vlorë.

Të Fundit