Xhevdet Bizhdili, pronar i një hoteli 3-katësh në zonën e Malit të Robit, tregon, se në vitin 2017 vendosi t’ia shesë hotelin për 850 mijë euro shtetasit Rasim Doci. Marrëveshja legale u bë te noteri për 300 mijë euro dhe kontrata parashikonte shlyerjen e kësaj shume brenda 6 muajve. Ndërsa 550 mijë euro do të shlyheshin me klering me apartamente. Por pas 6 muajsh Xhevdeti nuk i mori apartamentet, por mori një fletë-thirrje nga Gjykata e Kavajës, pasi blerësi Rasim Doci, kërkonte lirimin dhe dorëzimin e hotelit. Gjykata e Kavajës i dha të drejtë Rasim Docit dhe ky i fundit, bashkë me avokaten e tij, Lindita Tako, fshehën shumën e 550 mijë eurove, duke përdorur kontratën e noterit, ku pasqyroheshin vetëm 300 mijë eurot dhe jo apartamentet.Prokuroria e Kavajës e klasifikoi këtë mashtrim si konflikt civil, duke mos shtrirë hetimet dhe verifikuar fletën, ku Rasim Doci premtonte apartamente në formë pagese për hotelin. Përmes kameras së fshehtë, Stop arrin të marrë pohimin e Rasimit, se i detyrohet Xhevdetit edhe 550 mijë euro me klering. Madje Rasimi flet edhe për mënyrat, sesi këto apartamente të kalojnë pa paguar taksat në shtet, për shkak të dyshimit për burimin e të ardhurave.
Dje ishte 1 qershori, festa e fëmijëve dhe Klintoni u vesh si fëmijë dhe intervistoi këtë kategori.Pak ditë më parë emisioni Stop transmetoi me zë dhe figurë, mënyrën sesi abuzohej me pesticidet e ndaluara, që megjithatë shiteshin për frutat e perimet, që konsumojmë cdo ditë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa për inspektimin e subjekteve në fjalë dhe gjatë kontrolleve të ushtruara, u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore dhe u morën disa masa nga paralajmërimet, gjobat e bllokim i produktit, që tregtohej në mënyrë të jashtëligjshme.
Në fund të muajit mars emisioni Stop transmetoi rastin e vetëvarjes së shtetasit Bilbil Hasani në dhjetor 2019 në qelitë e paraburgimit 313.Bilbili ishte akuzuar për një vjedhje ordinere në një prej autobusëve të linjës në Tiranë dhe ai vuante nga crregullime mendore, skizofreni.Stop ka mësuar, se Inspektoriati i Lartë i drejtësisë ka nisur verifikimin kryesisht. Inspektori i lartë, ka përmbyllur fazën e parë të këtij procesi, që është verifikimi dhe ka vendosur të nisë hetimin për prokuroren Elina Kombi. Për të njejtën vepër penale, i ndjeri ishte dënuar edhe më parë dhe kishte marrë si masë detyruese “shtrim në spital psikiatrik” dhe vlerësim të përvitshëm mendor për të. Ky fakt e rëndon edhe më shumë pozitën e prokurores, e cila nuk është interesuar, apo nuk e ka konsideruar masën e herës së parë.Në këto kushte, pritet që në pak javë të ketë një konkluzion për rastin dhe përgjegjësit, që do t’i shkojë për masë KLP-së.