Stop-EMISIONI 195 (SEZONI 5) 29 Maj 2020-S’marrin pagen e luftes, Stop zgjidh problemin e punonjeseve te Sport Vision!

12 shitëse të kompanisë “Sport Vizion” i janë drejtuar emisionit “Stop”, pasi tregojnë, se me izolimin për shkak të pandemisë, iu krijuan probleme në punë. Transporti publik u pezullua, ndaj në muajt mars e prill pronari u tha, që të sakrifikonin, pasi do t’u jepte bonus. Por kjo periudhë u zgjat, ndaj vajzat e lanë punën. Tani kërkojnë pagën e luftës dhe bonusin e premtuar.Menaxherja e “Sport Vizion” u thotë vajzave, se paga e luftës nuk ka kaluar akoma, ndërsa bonusin nuk do marrin.Por kur me menaxheren komunikon gazetarja e Stop-it, ajo premton edhe pagën e luftës edhe bonus.Të nesërmen e kësaj bisede në llogaritë e vajzave kishte kaluar paga e luftës.

Edhe këto ditë fëmijët i janë përgjigjur nismës së emisionit tonë “Rri në shtëpi-rri me Stop”,duke sjellë video nga performancat e ndryshme, gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Më pas sjellim një intervistë të këngëtares Eneida Tarifa, e cila tregon përvojën e saj gjatë kohës së izolimit dhe planet e projektet për të ardhmen.

Kanë qenë të shumtë qytetarët e solidarizuar me familjet në nevojë, sidomos gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.Jemi në supermarket BioJu, pasi Sunday League Tirana në bashkëpunim me Vog Lounge kanë menduar të ndihmojnë rreth 50 familje në kushta të vështira ekonomike.Po kështu Sunday league ka ndihmuar edhe disa familje në Fier. Nismës sonë i është bashkuar edhe Futura Dent, një kompani gjermane produktesh dentare.

Gentian Ndregjoni, përfaqësues i Futura Dent së bashku me Antoneta Mucaj, lobuan tek aksioneri në Gjermani për të ndihmuar 100 familje me 100 pako ushqimore.

Të Fundit