STOP-EMISIONI 194(Sezoni 8) 31 Maj 2023-I vdiq burri, e nxorri vajza jashte, Stop kthen ne banese te moshuaren.

Në 21 mars transmetuam problemin e zonjës, Varvara Kapurani, një 77 vjecare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.Gjithcka nisi, pasi një ditë cifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë, që vajza të merrte kemp për të birin e sëmurë.Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi, se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi, se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha, se nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Në këto kushte, gjykata vendosi, që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda.Ne iu drejtuam Prokurorisë së Elbasanit, dhe prokurori Xhilian Seferi na komunikoi, se rasti është regjistruar dhe do të procedohet sipas afateve.Zyra ligjore e emisionit “Stop” përgatiti një kërkesë për sigurim padie dhe rikthim në banesë për të moshuarën Varvara Kapurani. Gjykata pranoi këtë kërkesë-padi dhe ne shkuam te një përmbarues gjyqsor, Ilia Elezi, për ekzekutimin e vendimit. Në 29 maj ne arritëm të fusim nënë Varvarën në shtëpinë e saj dhe në këtë moment ishin prezentë përmbaruesi Ilia Elezi, njësia e bashkise dhe Policia e Elbasanit, për të parandaluar cdo konflikt.

Një grua natyraliste, Helen Berriman, ka shkuar nudo në emisionin “Good morning Britain”, për të mbrojtur idenë e të bërit plazh nudo.Një video na ka mbërritur në redaksi nga Fushë-Mzezi. Një banor i pallatit përballë tregon, se prindërit nxjerrin jashtë dritares një fëmijë, dhe ky i fundit, mund të rrezikohet nga një pakujdesi e vogël.

Pëllumb Dylmishi në Portëz Fier, tregon, se e ka shtëpinë prej më shumë se 20 vitesh. Në vitin 2016 ka filluar procedurat e legalizimit dhe ka kuptuar, se në hartë shtëpia e tij dilte në truallin e komshiut. Ai thotë, se prej 5 vitesh nuk po zgjidhet cështja dhe prandaj është drejtuar në “Stop”. Ka dërguar shkresa në Drejtorinë vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme, por ende s’ka marrë zgjidhje. Ne iu drejtuam Kadastrës dhe na u tha, që gabimi është bërë nga njësia administrative, por me dakordësinë e qytetarëve, ky problem do të zgjidhet.Sot, që flasim, palët janë paraqitur në drejtorinë e Kadastrës, kanë dhënë dakordësinë e tyre dhe janë në pritje të finalizimit.

Të Fundit