Stop -EMISIONI 193 (SEZONI 4) 29 maj 2019-Shoqeria financiare i zhvat qytetarit parate e kredise dhe kolateralin!


Mogo Albania është një shoqëri financiare, që financon kryesisht blerjen e një automjeti. Ajo financon 75% të shumës së automjetit, që do blihet, duke lënë një tjetër kolateral. Denoncuesi, tregon, se mori një kredi prej 6000 eurosh, duke lënë si garanci një Audi me vlerë 7500 Euro. Në pamundësi për ta shlyer, ai i detyrua të lërë makinën dhe të mbyllë kredinë. Denoncuesi e dorëzoi autmjetin tek Mogo, në 31 dhjetor 2018 , por u përball me një padi në prill 2019 nga kjo shoqëri, e cila kërkon edhe njëherë shumën 6097 euro, edhe pse për këtë u dorëzua kredia.Ekspertja financiare, Adriana Kalaja, na shpjegon, se në bazë të dokumentacionit, ajo konstaton shkelje nga Mogo,pasi kjo shoqëri nuk mund ta vjelë dy herë detyrimin, duke marrë parasysh edhe komisionet dhe kamatat e 6 muajve, pa paguar këtë kredi. Denoncuesi me të atin takojnë drejtorin e Mogos, Ardit Islami, por ky i fundit nuk i jep asnjë të dhë
Darka e Rames me deputetet, Rama “frymezohet” nga Ollga!

Komisioni Europian rekomandoi sot edhe një herë hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.Deputetët e PS-së ishin mbrëmë në një darkë në vilën 31, apo vilën e Enverit, sic njihet që nga koha e diktaturës. Kryeministri Rama i kishte ftuar të zgjedhurit, për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.I pari i qeverisë i ka dërguar rivalit të tij politik Lulzim Basha deri tani 6 letra, në përpjekje për ta bindur, për të zgjedhur një zgjidhje për zgjedhjet, në të cilët opozita nuk është regjistruar për të marrë pjesë.

Durres, i humbin biopsine e i rrezikojne kempin, Stop zgjidh problemin!

Naile Berisha, nga Durrësi, ngre në “Stop” problemin e mosmarrjes së kempit. Në muajin shtator është diagnostikuar me kancer gjiri, pasi ka bëre biopsinë dhe operacionin. Dokumentet e saj janë nisur nga QSUT në njësinë administrative numër 5 në Durrës, ku Nailja ka firmosur letrat janë nisur në komision. Në dokumente ishte dhe biopsia, por nga punonjësja e njësisë administrative iu tha, se komisioni e ka kthyer dosjen, pasi mungonte biopsia. Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social, mjekja shpjegon, se cfarë ka ndodhur. Në shkurt dosja është kthyer për mungesë biopsie e ka ardhur sërish me biopsi në prill. Dosjen ndërkohë nuk ka shkuar ta marrë punonjësja e shërbimit social e njësisë admnistrative numër 5 në Durrës. Pas interesimit dhe këmbënguljes së ‘Stop”, cështja e Naile Berishës zgjidhet dhe asaj do t’i nisë kempi në 1 maj 2019.

Të Fundit