STOP-EMISIONI 18(Sezoni 8) 28 Shtator 2022-Video e policeve: nje “kafe” ose ne komisariat per vepra te turpshme!

Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar, se në zonën e Kasharit, në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë. Denoncuesi shpjegon, se policët i morën para, duke i thënë, se në të kundërt, do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme, edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.Por, ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetare denoncon të njetjën situatë. Agjentët e emisionit “Stop”, nisur nga këto denoncime, zbarkuan në terren, në një prej zonave të përmendura në denoncim, pranë Casa Italia, mes Astirit dhe Kasharit.Pa asnjë provë dhe jashtë cdo standardi, këta efektivë akuzuan dy të rinjtë, që në këtë rast ishin agjentët tanë, që thjesht po qëndronin në mjetin e parkuar. Policët u morën 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat,të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.

Ditën e djeshme kreu i PS-së Edi Rama shkarkoi ish numrin dy të qeverisë së tij edhe nga drejtimi politik i qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. “Stop” ka zbuluar disa nga informacionet “më të nxehta” që cuan në shkarkimin e “Tigrit” të qeverisë dhe rënien e tij të shpejtë, drejt fundit.

Pas Don Zhuanit të drejtësisë, Guximtar Boci, ish kreu i gjykatës së Gjirokastrës, edhe kolegia e tij, Blerta Cibuku, u përjashtua nga rradhët e drejtësisë.Cibuku nuk e ka kaluar vettingun, pasi është gjetur me probleme edhe në kriterin e pasurisë.Gjyqtarja është bërë objekt i emisionit Stop, në vjeshtën e vitit 2016, pas denoncimit të skandalit seksual të gjyqtarit Guximtar Boçi. Ky i fundit i kërkonte favore seksuale një gruaje në proces divorci, në këmbim të ndërhyrjes tek bashkëpunëtorja e tij Cibuku, në ndarjen e pasurisë.

Të Fundit