STOP-EMISIONI 188(SEZONI 7) 24 Maj 2022-Korce/ Qytetari ne thike 3 here brenda muajit, mjeku e la pa pastruar.

Jemi në Korcë për rastin e një pacienti, i cili është operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, por në përfundim ka rrezikuar jetën. Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi na tregon për operacionin e apendesitit dhe më pas për atë të tëmthit. Pas operimit të parë pacienti është rikthyer në Spitalin e Korcës dhe i është nënshtruar operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, është përkeqësuar.Më pas Besnikun e sjellin në Tiranë, ku operohet për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba, falë të cilit sot është mirë. Sipas bashkëshortes së Besnikut, i shoqi është operuar 3 herë për 37 ditë.

Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur një video, që tregon, sesi në spitalin e Korcës ia kanë marrë këngës shtruar.Mesa duket pas një dite të gjatë e të lodhshme pune, personeli mjeksor ka vendosur të relaksohet me serenata.

Një ndër emrat më të përfolur të momentit, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij, ka hedhur dritë mbi një ngjarje të denjë për skenarë filmash, të trajtuar në emisionin “Stop”. Në 3 nëntor 2020, Blerta Bengasi tregoi para kameras, se ish bashkëshorti, avokati Alban Bengasi, e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të takonte fëmijët. Blerta kishte urdhër mbrojtjeje, por ndihej tërësisht e pambrojtur përballë ish bashkëshortit, që kishte vënë në lëvizje të gjitha levat e shtetit dhe botës së krimit, për t’i bërë keq nënës së fëmijëve të tij.Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Bengasi kishte ofruar para për dëmtimin fizik të gruas e më pas i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej, duke pretenduar për tradhti nga ana e saj.Dumani ka treguar, se ai nuk e kishte marrë përsipër këtë punë, pasi nuk rrihte gra, duke ia kaluar atë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.

Të Fundit