Kohë më parë kemi trajtuar fenomenin e rrezikshëm, sesi automjetet në qytetin e Vorës hynin në kundravajtje në autostradë, duke u bërë shkak për aksidente të shumta. Në atë kohë, me sensibilizimin e situatës, ARRSH mori masa, duke bllokuar me barriera metalike hapësirat, që lejonin aksesin në autostradë.Por duket, se ARRSH bëri vetëm një zgjidhje të pjesshme,duke lënë një pjesë rreth 300-400 metra pa barriera metalike mbrojtëse, e duke bërë, që rreziku vetëm të zhvendoset.Në këtë segment, disa ditë më parë u aksidentua rëndë një punonjës policie, i cili u përplas nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi në autostradë.Eksperti i Sigurisë Rrugore Fatmir Hasho shpjegon rrezikun e këtij segmenti, që e quan një pikë të zezë. Ai propozon mbylljen e kësaj rruge dytësore në aksesin, që ka në autostradë, për të shmangur aksidentet.
Parlamenti u mblodh sërish në kushtet e pandemisë së koronavirusit në vend e kur Tirana konsiderohet ende zonë e kuqe, përsa i përket rrezikut nga ky virus.Deputetët kanë përdorur maska e doreza e janë përpjekur të mbajnë distancat e shmangur kontaktet edhe gjatë kësaj seance.Në seancë nuk kanë munguar debatet e batutat për reformën zgjedhore. Por disa deputetë kanë recituar edhe vargje, edhe pse duke cituar gabim autorët.
Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, problemet e tërmetit vazhdojnë të jenë ende prezente. Ne jemi ndalur në Sanxhak të Lacit, pasi disa banorë të një pallati janë drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, duke thënë, se ndjehen të pasigurtë për banesat e tyre.Ata tregojnë, se kanë qenë ndër të parët, që janë nxjerrë nga banesat, për t’u strehuar në hotel dhe ekspertiza e ka nxjerrë pallatin për shembje. Por tani nga bashkia banorëve u thuhet, se pallati vetëm do të riparohet. Nga emisioni Stop ata kërkojnë ndihmë të dinë, si është e vërteta.Benard Palaj, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Kurbin thotë, se nga ekspertiza e thelluar, që është bërë nga Instituti i Ndërtimit, pallati ka dalë me nevojën për përforcim dhe do të ndërhyhet në strukturë e themele etj. Por nëse vlera e përforcimit e kalon 70% ,ai do të shembet.Balaj shprehet, se banorët nuk do të hyjnë në banesa pa u siguruar.