Jemi ndalur në Kamëz, pasi një vajzë tregon, se ka paguar 400 mijë lekë të vjetra për një kurs parukerie nga parukeri Ornela. Pas një muaji e gjysmë ka marrë një diplomë, që nuk i është njohur për punësim.Ornela dhe Blerta, partnere në këtë parukeri e kanë hapur aktivitetin, edhe në ditët, që nuk lejohej për shkak të pandemisë.Gazetarja e Stop e priti Ornelën për një shpjegim, por në vend të këtij shpjegimi, ajo shkoi dhe kërcënoi familjen e denoncueses, që ishte drejtuar në emisionin Stop.Nëna e vajzës denoncuese, Marie Deda, bëri kallzim për këtë akt dhe tregoi, se cfarë i kishte ndodhur.Pas këtij momenti, ne iu drejtuam Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe pas kërkimeve, na thanë, se diploma e lëshuar është false dhe ky biznes nuk është licensuar të tillë aktivitet.
Sot është emisioni i 10000-të Stop.Klintoni ka dalë nëpër Tiranë e ka pyetur qytetarët, se cfarë do të bëjnë me përfundimin e karantinës. Nuk mungojnë përgjigjet me humor për ditët e izolimit dhe atë, që i ka munguar më shumë gjatë kësaj periudhe e që do ta rekuperojnë me daljen në liri.
Andrea Kostarista nga Tirana, tregon, se ka dalë në kemp në 13 nëntor 2019. Ai është interesuar për pagesën sociale prej 33 mijë lekësh të vjetra nga njësia administrative numër 1, por nuk ia japin nga koha e daljes në pension invalidi, por në datën e tërheqjes së vërtetimit. Ne u interesuam në njësinë administrative numër 1 dhe punonjësja tha, se vendimi i qeverisë është i tillë, që pagesa përfitohet në bazë të vërtetimit. Një muaj pas datës së daljes në kemp ai ka të drejtën e përfitimit të ndihmës ekonomike,3 300 lekë.Por sipas saj, nëse zotëria ka qenë në Kemp Epror, ose ka dalë me vonesë jo për arsye të tij por për arsye të kempit, atëhere mund të marrë 3 muajt e pagesës së munguar.