Stop -EMISIONI 183 (SEZONI 4) 15 maj 2019-Korcë, emërimi fantazëm, prej 1 marsit në bodero, por nuk shkon në punë.

Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një denoncim për inspektorin e ISHMPUT-së Korcë, Hysen Gjikola, i cili është emëruar në këtë detyrë në 1 mars 2019, por nuk paraqitet në punë, pavarësisht se paga i ecën. Në institucion nuk kanë dijeni për inspektorin Gjikola. Disa kolegë e kanë dëgjuar si emër dhe si emërim, po nuk e kanë parë kurrë.Në zyrën e protokollit konfirmojnë emërimin e zotit Gjikola në datën 1 mars, po nuk japin më shumë shpjegime.

Yzberisht, pallati pa parmakë në shkallë e pa ashensor prej disa vitesh.

Asllan Himallari, administrator i një pallati me 4 hyrje në Yzberish denoncon faktin, se rreth 180 familje dhe 60 biznese në këte pallat, vuajnë mangësi të tilla si :mungesa e parmakëve të shkallës, dyert e pallateve të nxjerrin në tarracë të bllokuar, mungesën e fikseve të zjarrit apo njërit ashensor.Pallati është ndërtuar në vitin 2015 nga “Aleksandros shpk” me administrator Arben Isufin.Në bashki banorëve u kanë treguar derën e gjykatës, ose mangësitë t’i plotësojnë vetë.Vetë administratori i pallatit thotë, se pallati është dorëezuar prej vitesh e nëse ka ankesa, lë t’i parashtrojë në një takim administratori i pallatit.

Gramsh, Ersekë, Kurbin, Pallati i Kulturës i ngjan një strehe vorfnore.

Emisioni “Stop” është ndalur në gjendjen e disa pallateve të kulturës në disa rrethe.Ky institucion është në gjendje të mjeruar në Gramsh, me lagështirë, pa dyer e dritare e që rrezikon të bjerë.Në bashkinë e Gramshit pranojnë problemin dhe thonë, se do të ndërhyjnë, që të paktën të mos rrezikohet jeta e punonjësve.Në Ersekë pallati i kulturës ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Për ngrohje as që bëhet fjalë dhe aktivitetet duken luks në këto kushte. Edhe në Kurbin, ngrehina që quhet pallat kulture, vetëm institucion kulturor nuk duket.Kati i dytë i është dhënë Ëord Vision për nevojat e veta. Bashkia ngre supet, edhe pse pranon, që situata është alarmante.

Të Fundit