STOP-EMISIONI 181(SEZONI 7) 13 Maj 2022-I moshuari merr traktorin e bllokuar 3 vjet ne polici: me ka marre malli.

Jemi në fshatin Boçovë të Fierit te 82 vjecari Idriz Bana.Në vitin 2019 një person, i quajtur Rei Gega, dhëndër në këtë fshat, shfrytëzoi rastin Idrizi ndodhej në Itali te fëmijët, dhe i vjedh traktorin, si dhe disa mjete të tjera bujqësore.Bashkëfshatarët lajmërojnë Idrizin dhe ai kthehet e bën denoncim. Autori gjendet dhe gjykata e ka dënuar me dy vjet burg për vjedhje. I moshuari sorollatet për tre vjet, që të marrë traktorin, i cili pasi u zbulua nga policia, u dërgua në pikën e grumbullimit të mjeteve në ruajtje në policinë e Roskovecit.Avokati i denoncuesit, Zenun Hajdarmataj, thotë, se procesverbali i sekuestros nuk është në dosjen hetimore, dhe gjatë hetimit nuk ka qenë. Prokurori që ka pasur çështjen është pushuar nga Vettingu. Emisioni “Stop” mëson, se ka një urdhër në policinë e Fierit për marrjen e mjetit dhe i kërkon policisë ta ekzekutojë atë.Shoqëruar nga Policia e Fierit, shkojmë në Roskovec dhe marrim më në fund pas tri viteve, mjetin.

Pak ditë më parë Komiteti, që menaxhon emergjencën Covid 19, hoqi të gjitha kufizimet për muzikën, orarët e lokaleve dhe jetën e natës.Ne ishim në disa nga vendet, ku argëtohen të rinjtë, të cilët tregojnë, sesi gjuajnë e flirtojnë tani pas pandemisë.Ata shprehen, se mezi e kanë pritur këtë ditë.

Rohelia është vetëm 4 vjeç dhe vuan nga mungesa e oksigjenit në tru. Ajo prej lindjes nuk e ka të zhvilluar trurin.Duke qënë binjake me motrën e saj, Rohelia fatkeqësisht nuk është zhvilluar siç duhet.Pas kohë më parë transmetuam një apel, për dërgimin në Itali të vogëlushes. Qytetarët mblodhën 20 mijë dollarë dhe ajo u nis për në Itali. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”inauguruan shtëpinë e re të familjes Haxhia në Shkodër.Arbeni erdhi disa muaj më parë nga Austria dhe dhuroi 20 mijë euro për këtë familje.Mario, 23 vjeç prej dhjetorit, kur kaloi 12 ditë në koma, nuk i funksionojnë të dyja veshkat. Ai trajtohet me dializë, por duhet urgjentisht transplanti i veshkave, që të mund të jetojë.Operacioni kushton 20.000 € dhe duhet të kryhet menjëherë, pasi rrezikohet jeta e tij! Ky është apeli i fundit nga familja e Marios, i cili vjen përmes emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”.

Të Fundit