Në redaksinë tonë është drejtuar një qytetar, i cili thotë, se Igli Peti, kryeinfermier tek reparti ORL Spitali i traumës, i ka premtuar ta pajisë me kartonin e licensës së infermierit, madje pa u futur fare në provim. Për këtë, denoncuesi i ka dhënë 2 mijë euro, por nuk mori as licensën e as nuk mundet ta kontaktojë më Iglin, pasi i i ka bërë bllok.Bashkëpunëtori i “Stop” u takua me Igli Petin, i cili pranoi, se ka marrë paratë, por premton, se do ta mbarojë shërbimin që ka marrë përsipër, pasi njeh një person në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.Igli tha, se gjithcka do të përfundonte në gusht.Por as në gusht, Igli nuk e kreu detyrimin dhe ndërpreu komunikimin.Në shtator shkojmë sërish në Spitalin e Traumës, por mësojmë, se Igli ka bërë dorëzimet dhe ka shkuar në Gjermani.
Një ari i zi është vetëftuar në drekën e organizuar në formë pikniku të një familjeje. Pasi ka hipur mbi tavolinë, ariu ka ngrënë gjithë ushqimin e është larguar i qetë me stomakun plot.Një këlysh i një bulldogu francez është filmuar, sesi qetësohet e flë, vetëm pasi merr biberonin në gojë, si një fëmijë i vogël.
Javën e kaluar transmetuam denoncimn e një zonje, e cila tregoi, se 10 muaj më parë, në tetor 2022, i ka dhënë një personi nga Tirana 10 mijë euro. Vebi Brahimaj ishte prezantuar si prokuror në Spak dhe i kishte premtuar, t’ia dyfishonte paratë për dy javë, pasi i duheshin për një tender të uniformave policore.Kur gruaja i tha, se do të shkonte në Spak, Brahimaj u shmang dhe e kërcënoi me jetë zonjën, të cilës i detyrohet 10 mijë euro.Pas transmetimit të emisionit “Stop”, policia e Tiranës ka vënë në pranga 55-vjeçarin, Vebi Brahimaj. Brahimaj, banues në Tiranë, do të përballet me akuzat për veprat penale “Mashtrim” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.