“Zbardhen 6 vrasje të bujshme”, Policia jep detajet: Ekzekutohen 12 urdhër arreste

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në disa qytete, ku janë lëshuar 15 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 12.

Rrumbullaku bëri me dije se janë zbardhur 6 vrasje të bujshme në Shqipëri dhe dy në Greqi.

Më tej ai theksoi se janë zbardhur dhe tre raste të vjedhjes së pronës me dhunë, tre raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

“U zbardhën 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, tre raste të vjedhjes së pronës me dhunë, tre raste të sigurimit të kushteve për vrasje, kanosje ndaj punonjësve të policisë dhe dy vrasje të ndodhura në Greqi. Nga ky megaoperacioni, Prokuroria ka lëshuar 15 urdhër ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa tre shtetas janë shpallur në kërkim”-tha Rrumbullaku.

Të Fundit