Jemi në Vlorë, ku qytetari Ferdinant Shehaj tregon, se ka hapur një çerdhe në janar të vitit 2024. Në cerdhen e tij ka 25 fëmijë të moshës 0-3 vjeç. Ferdinanti thotë, se po përpiqet të liçensojë çerdhen e tij dhe nuk po gjen institucionin e duhur. Është sorollatur pa zgjidhje dhe ka frikë, se mos përballet me penalitete.I është drejtuar Qëndrës Kombëtare të Biznesit dhe përgjigja, që mori, është, se liçensa për çerdhe, nuk lëshohet nga ky institucion.Në bashkinë e qytetit i thanë, se duhet të drejtohet në Ministrinë e Arsimit, pasi Bashkia thjesht monitoron.Në zyrën vendore arsimore Vlorë-Himarë të drejtojnë në Ministrinë e Shëndetsisë.Ndërsa Shëndetsia të tregon derën e Ministrisë së Arsimit.Në Ministrinë e Arsimit Ferdinantit i thanë, se lëshojnë liçensa për kopshte për fëmijë 3-6 vjeç.Nga Arsimi qytetarin e cuan sërish në bashki, duke e kthyer në pikën zero, pa gjetur zgjidhje.
Jemi në Kombinat për rastin e një qytetari, që ka përfunduar me korrespondencë gjimnazin “Myslym Shima” në Yzberisht. Megjithëse ka kaluar edhe provimet e maturës, qytetari nuk është pajisur me diplomë mature, pasi nuk ka numër amze.Ne komunikuam me sekretarinë e këtij gjimnazi, ku na thanë, se në vitet 2006-2007, qytetarit i figuron emri vetëm në vitin e parë, ndërsa në sistemin e korrespondecës nuk i figuron fare. Ndërsa në përgjigjen zyrtare me shkrim thuhet, se është gjetur emri në regjistër, ku janë dhe notat, por qytetari nuk ka numër amze.Eksperti i cështjeve të arsimit Ndriçim Mehmeti, thotë, se nuk ka shanse, që një nxënës, që futet në maturë, të rezultojnë pa numër amze.
Një qytetar në Lezhë është kapur duke kryer nevojat personale, as më shumë e as më pak, sesa në memorialin e heroit kombtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Ky akt i ka bërë përshtypje banorëve të qytetit, të cilët e kanë fiksuar këtë moment dhe e kanë sjellë në redaksinë tonë.