STOP – EMISIONI 175 (SEZONI 2)

Populli i këndon “dy qeverive”, Rama tregon “shahun” me opozitën.
Një qytetar ka dërguar në ‘Stop” një këngë të re popullore, krijuar enkas, për situatën e dy qeverive në vend, njëra në kryeministri e tjetra në cadër.Vetë kryeministri Rama në një konferencë të posacme për shtyp tregoi negociatat, për të futur opozitën në zgjedhje, duke e krahasuar me një lojë shahu.Në cadrën e opozitës, sot u shfaqën bashkë edhe Basha edhe Berisha, së bashku me një deputet hungarez të partisë së kryeministrit Orban.Parlamenti zhvilloi sot seancën e fundit, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve, që do të sjellin një përbërje të re parlamentare.Gazeta serbe “Kurir” në faqen e parë shkruante “Rama shet drogë”.

Skandali, zyra përmbarimore pengon ekzekutimin e dëshpërblimit, nuk heq dorë nga dosja.
Në vitin 1991 Bovilla përmbyti 12 familje në Kamëz, njëra prej të cilave, familja e Lindita Hoxhës.Pas 27 vjetësh betejë ligjore, Lindita fiton të drejtën e dëmshpërblimit.Por edhe pas këtij momenti,ajo nuk mund të marrë paratë. Përmbaruesi Andi Kocaqi, nuk heq dorë nga cështja, edhe pse Lindita ka pajtuar një tjetër shoqëri përmbarimore, për të ekzekutuar vendimin.Në ministrinë e transporteve,drejtori juridik Muharrem Cakaj tregon,se me shoqërinë përmbarimore në fjalë, është në gjyq, për këtë cështje. “Stop” i drejtohet zyrës problematike dhe pas shumë përpjekjesh merr premtimin, se ajo do të heqë dorë nga dosja e Lindita Hoxhës, duke u paguar për punën e deritanishme.

“Jam pjesë e 12 familjeve që morën dëmshpërblimin nga Bovilla, të tjerët janë shpërblyer, vetëm 3 familjarë janë pa shpërblyer. Unë e kam fituar Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Të Dytën me apel. Fondi më ka ardhur për shpërblim, por më pengohet te ministria, nga një përmbarues privat. Kam zgjedhur përmbaruesin tim , Alsidin, por nuk ma japin shpërblimin prej 2 milionë lekësh.”

Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Zyrës Përmbarimore për të komunikuar me juristen Olta Kuka, rreth kësaj çështjeje.

“Në këtë fazë të ekzekutimit, na është bërë një shkresë nga ana e Zyra Përmbarimore BSE, përfaqësuar nga përmbaruesi gjyqësor Andi Kocaqi, ku na komunikon se më parë kjo praktikë është vënë në ekzekutim nga Bajram Hoxha, asokohe përfaqësues i Lindita Hoxhës. Normalisht në këtë fazë të ekzekutimit ka një ngërç, nga Lindita na është depozituar disa prokura revokimi, në lidhje me shfuqizimin e çdo lloj prokure të mëparshme.”

Lindita Hoxha rrëfen kushtet e vështira të jetesës e vetme me tre fëmijë, në një shtëpi me vetëm një ambient dhe me tualet jashtë. Ajo kërkon të drejtën e saj, të marrë dëmshpërblimin që i ka dhënë shteti, të cilin ia pengon një përmbarues privat sepse kërkon lekë dhe të mund të zgjedhë vetë përmbaruesin dhe avokaten e saj.

Gazetari i emisionit “STOP” shkoi në Zyrën Përmbarimore të Andi Cokaqit, për ta pyetur se pse nuk heq dorë nga procedura e Lindita Hoxhës, edhe pse kjo e fundit ka revokuar  të gjithë procedurën.

Gazetari – Genci Angjellari, Andi ë?

Përmbaruesi 1 – Po, Andi.

Gazetari – Ulemi të flasim paraprakisht për çështjen e znj. Lindita Hoxha.

Përmbaruesi 1 – Ëëë, po… Lëre kamerën poshtë edhe hajde.

Përmbaruesi 2 – Se çfarë kemi bërë ne, është procedurë.

Gazetari – Po nuk është proçedurë zotëri sepse është diçka private. Unë zgjedh kë të dua…

Përmbaruesi 2 – Kë zgjedh?

Gazetari – Të zgjedh ty, zgjedh tjetrin…

Përmbaruesi 2 – Shumë mirë! Ne nuk japim asnjë sqarim. Ju vazhdoni punën tuaj, ne punën tonë.

Përmbaruesi 1 – Merrja edhe zonjës ato kthim përgjigje që i kam bërë unë, se mbase s’ti ka dhënë ose s’të intereson ty.

Gazetari – I kam parë, i kam lexuar dhe kush i ka lexuar zuri kokën me dorë me ato të gjitha.

Përmbaruesi 1 – Dakord mo, dakord! Kaq dimë, kaq bëjmë.

Përmbaruesi 2 – Nga momenti që unë kam marrë urdhrin, kam filluar punën, nuk e marr dot më mbrapsht.

Juristja Olta Kuka shprehet se Lindita Hoxha ka depozituar kërkesë për pushimin e ekzekutimit të Andi Kocaqit, në bazë të nenit 616, por ky i fundit nuk pranon dhe nuk dihet se çfarë pretendimesh ka që nuk pushon ekzekutimin.

Përmbaruesi 2 – Të më paguajë shpenzimet ajo dhe ia jap unë asaj ta çojë ku të dojë.

Por sipas ligjit të Gjykatës Administrative, neni 66, paragrafi i dytë, thuhet se tarifa për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor nuk paraguhet nga kreditori. Shpenzimet e procedurës së ekzekutimit dhe tarifa për vënien në ekzekutim, konsiderohen pjesë e shpenzimeve gjyqësore, për të cilat gjykata shprehet në vendimin e saj përfundimtar. Ato llogariten nga përmbaruesi gjyqësor dhe paguhen nga debitori, pra nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Lindita Hoxha ka hequr dorë nga përmbaruesi dhe i ka kërkuar atij të mos ndjekë më proçedurën e ekzekutimit, por ky përmbarues nuk ka hequr dorë, madje ka gjobitur edhe Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Transportit dhe Infrastukturës. Ndaj gazetari iu drejtua kësaj ministrie për të verifikuar se çfarë po ndodh në këtë histori, ku përmbaruesi po shkel ligjin, duke vazhduar proçedurën e ekzekutimit që i është anuluar.

Përfaqësuesi i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Transportit dhe Infrastukurës, Muharrem Caka shprehet se Drejtoria Juridike ka pezulluar këtë çështje sepse zyra përmbarimore që përfaqëson Bajram Hoxhën ka kërkuar ekzekutimin e plotë të vendimit të gjykatës, ndërsa nga zyra tjetër përmbarimore është kërkuar ekzekutim i pjesshëm, vetëm për pjesën që i takon Lindita Hoxhës.

“Së pari nuk pranon përfaqësuesi i Bajram Hoxhës, ndërkohë që ai duhet (të pranojë) sepse nuk mund të vjedhë shumën edhe për tarifën përmbarimore tjetër. “

Gazetari – Kemi informacione se ju jeni gjobitur nga kjo zyrë, mbi çfarë bazash ligjore ka ndodhur?

“Fatkeqësisht informacioni rezulton i saktë dhe zyra përmbarimore ka vendosur të më gjobisë mua personalisht si drejtorin juridik, duke pretenduar se pengojmë ekzekutimin. Sigurisht që do të ndiqen të gjitha në gjyq.”

Juristja Olta Kuka shprehet se Ministria e Drejtësisë duhet të kontrollojë zyrën përmbarimore, të përfaqësuar nga Andi Kocaqi, pasi po shkelin të drejtat e plota të një individi.

Ky Andi Cokaqi duhet t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë se nuk ka më asnjë të drejtë në këtë proçedurë dhe ta lejë Albana Hoxhën të marrë atë që i takon!

E rrallë, plagoset 7 muajshe në aksionin e Reneas, sot 19 vjec kërkon dëmshpërblimin.
Në 4 mars 1999, 3 persona hynë në mënyrë të dhunshme në shtëpinë e Belul Dervishit në Pobrat të Elbasanit, duke marrë peng foshnjen 7 muajshe të shtëpisë. Nga aksioni i Reneas, fëmija plagoset dhe nis kalvarin mjekësor. Vajza sot është 19 vjec dhe duhet të kryejë sërish ndërhyrje në këmbë. Ajo, që babë e bijë kërkojnë, është dëmshpërblimi nga policia e shtetit për plagosjen e vitit ’99. Në një përgjigje për ‘Stop”, policia thotë, se dëmshpërblimi do të planifikohet në buxhetin e vitit 2018.

Të Fundit