STOP-EMISIONI 172(Sezoni 11) 4 Maj 2026-“Te me hash k..*in, te me hash rr…”, sherr me motres e vellait per murin rrethues

Jemi në qytetin e Vlorë për një konflikt pronësie mes motrës dhe vëllait. Denoncuesja, Donika Prillo, është drejtuar në redaksinë tonë, duke pretenduar, se ka ndërtuar një banesë pranë vëllait të saj, Lavdërim Rrapaj. Sipas saj, gjatë kohës, që ndodhej në Greqi, vëllai i ka prishur murin rrethues dhe vazot e luleve, ndërsa konflikti ka vijuar vazhdimisht me prishje dhe rindërtim të murit. Ajo gjithashtu pretendon, se është kërcënuar dhe dhunuar fizikisht nga vëllai dhe aktualisht është pajisur me urdhër mbrojtjeje.Në redaksi janë dërguar video, ku dëgjohen përplasje verbale dhe fizike mes palëve, përfshirë edhe përfshirjen e fëmijëve, me gjuhë të ashpër dhe kërcënuese nga të dyja anët.Nga ana tjetër, vëllai, Lavdërim Rrapaj, shprehet, se trualli është në pronësi të tij dhe se ai e ka ndihmuar motrën të vendoset dhe të ndërtojë banesën në Vlorë. Ai kundërshton ndërtimin e murit rrethues, duke e konsideruar të panevojshëm në një bashkëjetesë familjare, dhe pranon, se e ka prishur disa herë. Gjithashtu, ai akuzon një vëlla tjetër si nxitës të konfliktit.Verifikimet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tregojnë, se trualli rezulton pronë shtetërore, ndërsa ndërtesa është në proces legalizimi, ku përfitues janë trashëgimtarët e Edmond Prillos, bashkëshortit të ndjerë të Donika Prillos.

Një aksident tragjik të ka ndodhur të dielën e datës 3 maj 2026 në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Është arrestuar në flagrancë 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i dyshuar si shkaktari i aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.Radaçi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Mercedes-Benz ML” ndërsa e drejtonte në gjendje të dehur, duke dalë nga rruga dhe duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën K.N., 9 vjeç dhe E.M., 12 vjeç, ndërsa 8-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Rasti, që trajtojmë në këtë pjesë të emisionit, lidhet me një mbifaturim të energjisë elektrike në Tiranë për muajin mars 2012, në kohën, kur furnizimi administrohej nga CEZ Shpërndarje. Denoncimi vjen nga Ferit Milanj, dhëndri i personit, që ka problemin, i cili rezulton me një faturë prej 1 milionë e 600 mijëe lekë të vjetra, që me kamatëvonesat, ka arritur në 3 milionë e 200 mijë lekë.Sipas familjarëve, kjo vlerë është e pajustifikuar, pasi ata disponojnë prova, që konsumi real për atë muaj ka qenë vetëm rreth 15 mijë lekë të vjetra, i dokumentuar në librezën e matësit. Megjithatë, ekziston edhe një faturë tatimore, për të njëjtën periudhë, me shumën e lartë.Për zgjidhjen e çështjes, familja i është drejtuar Enti Rregullator i Energjisë, që ka kërkuar ndjekjen e rastit nga OSHEE. Në vitin 2019, OSHEE është përgjigjur, se për shkak të keqmenaxhimit të arkivave nga CEZ, nuk është e mundur të verifikohen procedurat e faturimit të asaj kohe.

Të Fundit