“Nga një vrimë kemi dal, po s’jemi njësoj” i gjuan motrës në kokë, rrifen në mes të lagjes!

Jemi në qytetin e Vlorë për një konflikt pronësie mes motrës dhe vëllait. Denoncuesja, Donika Prillo, është drejtuar në redaksinë tonë, duke pretenduar, se ka ndërtuar një banesë pranë vëllait të saj, Lavdërim Rrapaj. Sipas saj, gjatë kohës, që ndodhej në Greqi, vëllai i ka prishur murin rrethues dhe vazot e luleve, ndërsa konflikti ka vijuar vazhdimisht me prishje dhe rindërtim të murit. Ajo gjithashtu pretendon, se është kërcënuar dhe dhunuar fizikisht nga vëllai dhe aktualisht është pajisur me urdhër mbrojtjeje.Në redaksi janë dërguar video, ku dëgjohen përplasje verbale dhe fizike mes palëve, përfshirë edhe përfshirjen e fëmijëve, me gjuhë të ashpër dhe kërcënuese nga të dyja anët.Nga ana tjetër, vëllai, Lavdërim Rrapaj, shprehet, se trualli është në pronësi të tij dhe se ai e ka ndihmuar motrën të vendoset dhe të ndërtojë banesën në Vlorë. Ai kundërshton ndërtimin e murit rrethues, duke e konsideruar të panevojshëm në një bashkëjetesë familjare, dhe pranon, se e ka prishur disa herë. Gjithashtu, ai akuzon një vëlla tjetër si nxitës të konfliktit.Verifikimet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tregojnë, se trualli rezulton pronë shtetërore, ndërsa ndërtesa është në proces legalizimi, ku përfitues janë trashëgimtarët e Edmond Prillos, bashkëshortit të ndjerë të Donika Prillos.

Të Fundit