Stop -EMISIONI 170 (SEZONI 4) 26 prill 2019- Dëmshpërblimet, ish-të përndjekurit sorollaten nëpër institucione.

Servete Gaxha, e bija e Idriz Gaxhës, ish- i internuar në Tepelenë, ankohet në “Stop”, se ka dorëzuar dosjen për dëmshpërblim, që në vitin 2011, por përballet me ping-pongun e institucioneve, nga ministria e drejtesise tek e financave, pa një zgjidhje.Edhe Panajo Qirjaqi, nga Gjirokastra, tregon, se bashkëshorti i saj vuajti 25 vjet burgim , pasi u martua me një shtetase greke. Në vitin 1995 ata morën 20 milionë lekë të vjetra. Por sot zonja është në mëshirë të fatit, e paralizuar dhe pa asnjë përgjigje për dëmshpërblimin, që i takon.Bilal Kola, drejtor i Institutit të ish të përndjekurve politikë,shpjegon ndryshimet, që ka pësuar ndër vite, ligji për dëmshpërblimin e kësaj kategorie.Nga ana tjetër, rradhët në sportelin e ministrisë së financave vetëm shtohen dhe të interesuarve, askush nuk u jep një sqarim.
Vlore, fiton demshperblimin, por permbarimi nuk e ekzekuton!

“Stop” ka udhëtuar drejt Vlorës, në lagjen “10 korriku”, për një problem të zonjës Feride Dini.Në vitin 2012 pronarët e truallit kërkuan lirimin e tokës, ku kishin ndërtuar 6 familje.Një prej tyre ishte dhe Feride Dini, e cila iu drejtua gjykatës për dëmshpërblim. Zonja Dini fitoi në dy shkallët e gjyqësorit, mori urdhrin e ekzekutimit dhe iu drejtua përmbarimit.Por gjithcka ndaloi në këtë pikë.Gazetarja e “Stop” iu drejtua zyrës përmbarimore Tiranë, për të takuar përmbaruesen Lindita Kusi, Në zyrën përmbarimore në fjalë, nuk dolën të flasin, por me shkrim, u shprehën, se po procedohet dhe konform kodit të procedurës civile, kjo cështje do të zgjidhet.

Te prekur nga diabeti, por nuk perballojne dot kostot e mjekimit!

Saimir Dozhe, është vetëm 35 vjec dhe vuan nga diabeti.Rastësia e bëri të mësojë dhe të kuptojë problemin e tij. Saimiri kërkon rimbursimin e fishave për diabetikët, pasi në një muaj i kushtojnë 80 mijë lekë të vjetra.Arsim Toro, nga shoqata e diabetikëve thotë, se numri i të prekurve nga kjo sëmundje, po rritet cdo ditë.Vetëm të deklaruar zyrtarisht janë 75 mijë vetë.Ai thotë, se një person me diabet ka një kosto vjetore prej 3 milionë e 800 mijë lekë të vjetra, kurse dëmtimi i syve, që vjen si pasojë, ka kosto prej 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Të Fundit