Stop-Te prekur nga diabeti, por nuk perballojne dot kostot e mjekimit.(26.04.2019)

Saimir Dozhe, është vetëm 35 vjec dhe vuan nga diabeti.Rastësia e bëri të mësojë dhe të kuptojë problemin e tij. Saimiri kërkon rimbursimin e fishave për diabetikët, pasi në një muaj i kushtojnë 80 mijë lekë të vjetra.Arsim Toro, nga shoqata e diabetikëve thotë, se numri i të prekurve nga kjo sëmundje, po rritet cdo ditë.Vetëm të deklaruar zyrtarisht janë 75 mijë vetë.Ai thotë, se një person me diabet ka një kosto vjetore prej 3 milionë e 800 mijë lekë të vjetra, kurse dëmtimi i syve, që vjen si pasojë, ka kosto prej 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Të Fundit