Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop”, se në vitin 2018 shoferi i tij i autobusit, që bënte rrugën Shqipëri-Greqi, kapet me dy thasë me lëndë narkotike kanabis sativa. Pasi situata u sqarua, Shpëtimi nisi një proces për kthimin e mjetit në Shqipëri dhe pas dy vjetësh ia doli, që autobusi të kthehej në firmën e tij të transportit.Pas këtij hapi, shoqëria “Ahmeti” hapi një proces civil, ku i kërkonte shoferit Fatjon Osmani dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar. Procesi u zvarrit për tre vjet në Sarandë dhe gjyqtari Alban Velcani pushoi cështjen me procedura të paligjshme.Në këtë kohë shofëri i dënuar për drogë, Fatjon Osmani,hapi një proces civil, ku kërkonte pagën për kohën, që ishte në burg, me pretendimin, se pronari nuk e kishte njoftuar për shkëputjen e kontratës.Gjyqtari Shkëlzen Licaj, cudërisht i dha të drejtë trafikantit, që të paguhej nga shoqëria, ku punonte për kohën e burgut. Jo vetëm kaq, po gjyqtari nuk e zbardhi vendimin për një vit e gjysmë.
Në mediat e huaja po bëhet virale një video, që tregon një lama, që ka ikur nga cirku. Kafsha është gjetur më pas duke bërë xhiro në zonën e lungomares në Genova të Italisë.
Në 13 prill transmetuam problemin e një të riu në Tiranë i cili tregoi, se në 4 prill 2023 i kishin marrë lejen e qarkullimit në orët e parë të mëngjesit. Sipas policisë, i riu nuk kishte ndaluar në afërsi të Zogut të Zi. Ndërkohë djali dëshmoi, se ka qenë në zonën e bllokut që në orën 22 të mbrëmjes të 3 prillit dhe në orën 00.50 e kishte parkuar makinën në një parkim privat në zonën e ish-bllokut. “Stop” siguroi pamjet filmike nga subjekti privat, që tregonin, se makina kishte qenë aty në kohën, kur ka marrë gjobë, heqje leje qarkullimi dhe 6 muaj pezullim patente.Pas transmetimit tonë, i riu na njofton, se iu kthye leja e qarkullimit falë provave të emisionit “Stop”.