“Më përdhunoi në dyqan”- Çfarë dihet për akuzën e shkrimtares ndaj Donald Trump

Nuk kanë të sosur problemet e ish presidentit amerikan Donald Trump me drejtësinë.

Së fundmi, ai akuzohet për përdhunim të një analisteje gati 3 dekada më parë.

Trump ka mohuar akuzat e zonjës 79 vjeçare, E Jean Carroll, se ai abuzoi seksualisht me  të në një dyqan të Manhattan.

Ish presidenti u shpreh se ajo e ka bërë këtë pretendim thjesht për çështje publiciteti.

Megjithëse kjo nuk është një çështje penale, pasojat për zotin Trump mund të jenë megjithatë serioze pasi ai po përballet me një sërë akuzash të tjera. E për më shumë ndikon në imazhin e tij publik, pasi dëshiron të jetë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Carroll, një shkrimtare dhe ish-kolumniste e këshillave për revistën Elle , është paditëse në një palë padi civile kundër ish-presidentit Donald Trump .

Padia do shqyrtohet në një gjykatë federale këtë të martë 25 prill, ku një juri do të zgjidhet nën mbikëqyrjen e gjyqtarit, Lewis Kaplan.

 

Të Fundit