Punonjësit e Alba trans në Tiranë, shoferë e fatorino, sollën shqetësimin e tyre në Stop, pasi nuk kanë marrë pagesën prej janarit 2020. Ndërkohë së fundi u është dhënë një akt-marrëveshje pezullimi nga puna. Ata thonë, se po kalojnë një situatë të vështirë dhe nuk e dinë, sesi do ta përballojnë.Kontaktuam me një përfaqësues të kësaj firme, i cili tha, se deri në mars, detyrimet e pagave, do të shlyhen nga kompania. Më pas punonjësit duhet të marrin pagën e luftës nga shteti.Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, shprehet, se garancia sovrane, që duhet të marrë ky biznes, duhet të përdoret për detyrime nga marsi e mbrapa. Por deri në muajin mars, kompania duhet t’i kishte paguar punonjësit. Ekspertja e cështjeve sociale Oriola Pampuri mendon, se kredia, që duhet të marrin bizneset, nuk është zgjidhje. Të gjitha penalizimet, sipas saj, janë në kurriz të familjeve dhe shteti duhet të ndërmarre iniciativa për t’u ardhur në ndihmë.
Nismës së emisionit Stop “hani shqip” i janë bashkuar edhe austriakët. Në një nga marketet Spar në Vienë, tregtohen lakra shqiptare.Është bërë virale një video e mjekëve dhe infermierëve në Genova të Italisë, të cilët bëjnë zumba së bashku, për t’u cliruar nga stresi i situatës së koronavirusit.Rama i Stop-it ka dalë në terren për të vëzhguar zbatimin e masës së ndalimit të qarkullimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të enjten e javës së kaluar parlamenti miratoi ndryshimet në kodin penal, për individët dhe bizneset, që thyejnë rregullat e karantinës. Por drejtuesi ekzekutiv i TIA, Costandin Alensleben, i detyron bizneset në terminal, që të qëndrojnë hapur, pavarësisht kufizimeve ligjore.Në 12 mars biznezet, që operojnë në Rinas u mbyllën, pasi morën urdhër nga Policia e Shtetit.Por në të njejtën datë, me anë të një shkrese,TIA u rikujtoi këtyre bizneseve kontratën, që i detyron të qëndrojnë hapur, në shkelje të vendimit të policisë dhe qeverisë.