E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 161(SEZONI 7) 15 Prill 2022-Femija vjen nga jashte e ka problem gjuhen, mesuesja e perze nga klasa.

Antonela Voulis, nënë e dy fëmijëve sjell në redaksinë tonë shqetësimin, lidhur me djalin e saj, që ndjek klasën e dytë në shkollen 9 vjecare “Kongresi i Lushnjes”. Problemi, sipas saj, qëndron me mësuesen Valbona Metra, e cila nuk punoi me djalin, që kishte vështirësi me gjuhën shqipe, sepse vinte nga Greqia. Drejtoria e shkollës nuk e zgjidhi problemin, ndaj Antonela e coi në ZVA, që la detyrë punën me djalin e vogël, për një plan ndërhyrjeje dhe ndihme. Nga kjo histori, mësuese Valbona u ndje e ofenduar dhe shpalli, se nuk e donte më fëmijën në klasën e saj.Në 18 mars 2022 zhvillohet një mbledhje për këtë problem dhe disa prindër të klasës, të organizuar nga mësuesja bënë një peticion, pas të cili djali i vogël u transferua në një klasë paralele.

Një tufë me derra kalojnë para makinave në qytetin e Lacit. Një mësesë komunikon me punonjësin e postës, duke i thënë, se ka lënë mësimin për të marrë pakon, që pret. Shkolla në Proptisht të Pogradecit, duket sikur sapo i rënë tërmeti.Në Shkodër një qytetar ka filmuar tymin e zi, që del nga një biznes në qytet. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Për problemin e zonjës Antonela Voulis, e cila ankohet për mësuesen e djalit Valbona Metra, ne shkuam të takonim vetë mësuesen, për të dëgjuar pretendimet e saj. Në vend të zonjës Metra u shfaq bashkëshorti i saj, i cili thotë, se gruaja e tij është shqetësuar nga mesazhet e prindit të fëmijës.Gjatë kohës, që grupi i xhirimit i “Stop” ishte në terren për të verifikuar dhe zgjidhur këtë situatë, mësuesja Valbona Metra, si zgjidhje për t’u mbrojtur, shkon dhe denoncon mamanë e nxënësit për shpërdorim të thirrjeve telefonike. Zonja Voulis flet me opgj e komisariatit nr. 4 Avni Hoda, i cili i komunikon, se duhet të paraqitet për sqarim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑