Jemi ndalur në fshatin Dushaj, Bulqizë për problemin e zotit Vilson Alla, i cili tregon, se në 25 dhjetor 2023, teksa po dilte nga puna, është rrëzuar nga 8 metra lartësi dhe ka marrë dëmtime të rënda në këmbën e majtë. Pas më shumë se tre muajsh Vilsoni është në regjim shtrati. Ai rrëfen, se mori kontakt me shtetasin Përparim Koci, i cili kishte një galeri kromi dhe filloi punë në tetor 2023 si minator në kompaninë “Brunes krom shpk”. Pas aksidentit, Vilsoni nuk ka marrë as pagesën e raportit mjeksor dhe aktualisht jeton me 130 mijë lekë të vjetra, që është pensioni i nënës, me të cilin mbajnë frymën 8 pjesëtarë të familjes. E teksa ishte ende në Spitalin e Traumës, Prokuroria e Dibrës ka kërkuar mosfillim procedimi penal, duke mos e klasifikuar aksident në punë.Vëllai i Vilsonit, Iliri, na tregon terrenin e vështirë, ku u aksidentua Vilsoni. Por roja thotë, se jemi në perimetrin e firmës.Në një komunikim me administratorin e “Brunes Krom shpk” Përparim Koçi, ky i fundit pranon, se aksidenti ka ndodhur në orar të punës, por jashtë subjektit.Ai thotë, se për dy muaj punë, për Vilson Allën janë derdhur sigurimet.Nga ana tjetër, përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve shoqërore në Bulqizë Klevis Alla, thotë, se raportet kanë shkuar në mars e po punohet, që brenda javës t’i bëhen pagesat e raporteve.Por problemi më i madh në këtë histori, është mospagesa e Siguracionit të jetës.Zëvendësdrejtoresha e Inspektoriatit të Punës, Irida Qosja, tha, se në përfundim të hetimit, rasti është klasifikuar aksident në punë, pasi janë gjetur shkelje me pagesat e sigurimeve dhe terrenin e vështirë pa sinjalistikë për punë, që është bërë shkak i aksidentit.
Në datën 17 tetor 2019, emisioni Stop ka transmetuar një problematikë nga shkolla “Marie Logoreci”, ku nxënësit nuk zhvillonin mësim në laboratorin e kimisë dhe informatikës. Pas këti transmetimi “Stop” bashkë me kompaninë “Teleperformanca” i dhuruan kompjutera shkollës në fjalë, në mënyrë, që nxënësit të kishin, ku të mësonin.Por në redaksinë tonë, ka mbërritur sërish shqetësimi, se nxënësit nuk zhvillojnë mësimin në laboratorë. Drejtori mohon të kenë problem kompjuterat, por nuk e pret gazetaren, për t’i shpjeguar, se pse nuk vihen në punë pajisjet për nxënësit.
Pamjet, që vijnë nga parlamenti i Gjeorgjisë, janë të denja për film aksion.Një deputet i është sulur me grushta e shkelma kolegut, që fliste për një ligj në fotloren e Kuvendit.