Greqi, një grua kafshohet nga gjarpri teksa lahej në det

Një rast i pazakontë është regjistruar në Greqi kur një grua dyzetvjeçare është kafshuar nga një gjarpër teksa po lahej në det, shkruan “Protothema”.

Media greke shkruan se pasditen e së dielës ajo ka qenë duke notuar në plazhin e Sutralit, jo shumë larg Volosit, kur është sulmuar nga një gjarpër në ujë.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe e plagosura është transportuar në Urgjencën e Spitalit të Volos, ku është konstatuar se vendi i shpimit ka qenë i fryrë.

Pasi i është dhënë ndihma e parë, 40-vjeçarja është larguar në gjendje të mirë.

Të Fundit