STOP-EMISIONI 160(SEZONI 11) 16 Prill 2026-Skandali, prona private e familjes “shnderrohet” ne shtet, zaptohet nga fabrika e ujit

Në Njësinë Administrative Gjinar, një konflikt i rëndë pronësie ka lindur mes familjes Myrta dhe një fabrike uji, që operon në zonë. Familja Myrta pretendon, se zotëron ligjërisht me të gjithë dokumentacioni rreth 4,000 m² truall në zonën e Derstilës. Sipas familjes, fabrika, e administruar nga Besnik Panxhi, disponon vetëm një leje legalizimi për 270 m² ndërtesë dhe rreth 500 m² truall funksional. Megjithatë, në vijim të aktivitetit të saj, fabrika është zgjeruar përtej këtyre kufijve, duke hyrë në territorin e pretenduar nga familja Myrta. Për këtë zgjerim pa leje, subjekti është ndëshkuar me gjobë që në vitin 2014, ndërsa institucionet vendore kanë deklaruar mungesë mjetesh për prishjen e ndërtimit të paligjshëm.Konflikti nuk mbetet vetëm në dokumente, por reflektohet edhe në terren. Familja Myrta denoncon bllokimin e rrugës së vetme të aksesit në pronën e tyre, pasi ajo pengohet nga automjetet e fabrikës, duke kufizuar përdorimin normal të pronës.Përfaqësuese të familjes, Rexhina dhe Rabie Myrta, theksojnë, se kjo pronë u përket prej vitesh dhe lidhet edhe me historinë familjare, pasi ato janë vajza dhe bashkëshortja e komandant Telit, një luftëtar, që ka dhënë jetën në tre luftëra. Sipas tyre, është paradoksale, që sot përballen me humbjen e pronës së trashëguar.Nga ana tjetër, administratori i fabrikës, Besnik Panxhi, shprehet, se një pjesë e tokës, është blerë nga një prej trashëgimtarëve të familjes, por pranon, se kjo nuk përfshin të gjithë sipërfaqen në konflikt.

Një situatë e zakonshme, por që vë në provë ndershmërinë e secilit. Cfarë do të bëje, nëse do të gjeje para në rrugë? Në këtë rast, bëhet fjalë për 20 mijë lekë të rëna në tokë, për të cilat ne me humor provokuam qytetarët.Reagimet e qytetarëve ishin të ndryshme. Disa i dorëzuan direkt, të tjerë gjetën edhe alibi, për të thënë, që ishin paratë e tyre.

Në përpjekje për zgjidhje institucionale të cështjes së pronësisë së tokës pranë fabrikës së ujit në Gjinar, familja është drejtuar pranë Njësisë Administrative, ku kryeplaku dhe topografi kanë pranuar, se ka pasur gabime në evidentimin e pronës dhe janë shprehur, se do të bëjnë korrigjimet përkatëse pas ankesës së familjes. Ndërkohë, drejtuesi i njësisë administrative ka deklaruar, se nuk kishte dijeni për rastin.Po ashtu, në një komunikim me Kadastrën e Elbasanit, nëndrejtori Mentor Tola ka këshilluar depozitimin e një ankese për rishikimin e rastit. Megjithatë, mbetet e paqartë, se si prona është regjistruar nga private në shtet dhe pse familja duhet të ndjekë procedura, për të rivendosur të drejtën e saj.Ndërkohë, drejtues të agjencisë së azhornimit kanë deklaruar, se çështja ka gjasa të përfundojë në gjykatë, duke e konsideruar të vështirë zgjidhjen administrative të konfliktit.Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve, menaxhimin e pronave dhe mbrojtjen e të drejtës së pronës private në zonat e paazhornuara.

Të Fundit