E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP – EMISIONI 160 (SEZONI 3 ) 13 prill 2018 Pogradec, fund-viti shkollor, por nxënësit profesionales ende pa bursa.

Nxënësit e shkollës profesionale “Enver Qiraxhi” në Pogradec ankohen në “Stop”, se në fund të vitit shkollor, ende nuk kanë marrë bursën, që u takon.Drejtori i shkollës Artan Temo thotë, se ka bërë të gjitha procedurat në kohë dhe dosjen e ka dorëzuar te qendra ekonomike. Majlinda Klomollari, drejtoreshë e qendrës arsimore, shpjegon, se edhe ajo nga ana e saj i ka bërë të gjitha procedurat dhe cdo gjë është miratuar në këshillin bashkiak të Pogradecit, por ministria nuk ka celur fondin.Në bashkinë e Pogradecit, nënkryetarja Adriana Adhami, thotë, se janë në pritje dhe këtë problem e kanë të gjitha bashkitë dhe shkollat profesionale.

Vizitë në kopshtin zoologjik, pak kafshë e mungesë kushtesh.

Renaldo ishte fundjavën e shkuar në kopshtin zoologjik, në atë që mendohet të jetë një alternativë fundjave, sidomos për fëmijët. Por kushtet, në të cilat mbahen kafshët, lënë për të dëshiruar. Jo vetëm kaq, por varfëria konstatohet edhe në llojet e kafshëve, që mbahen në ambietet e kopshtit zoologjik të Tiranës.

Bie në burg ditën e parë me makinë të re, shitësi i merr automjetin.

 

Dashnor Zoga tregon në emisionin “Stop” se bleu një vit më parë një makinë “Mercedes Benz” nga Eridion Gjata. Por ditën që doli me makinën e re, u kap nga policia në gjendje të dehur dhe bëri 4 muaj burg. Pasi shleu dënimin, shkoi në polici për të marrë makinën, por aty mësoi se e kishte tërhequr Gjata, duke përdorur lejen e qarkullimit që nuk kishte kaluar ende në emrin e Dashnor Zogës.

“E ka marrë Eridion Gjata, zotëria që unë ia kam blerë makinën. Kam bërë tërheqjen në krye të 10 ditëve që unë vuaja dënimin në burg. Unë kërkoj automjetin atje ku më është sekuestruar te policia. Pas mjetit që është me procesverbal, më takon të bëj tërheqjen e tij nga policia. 1 milionë lekë e kam blerë”.

Dashnori gjithashtu tregoi se tanimë i duhet të lëvizë me gomar, duke u shprehur: “Të paktën kam gomarin!”

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Komisariatit të Policisë Fier, për të komunikuar me oficerin e policisë gjyqësore, Fatun Hoxha, i cili ka mbajtur procesverbalin e sendeve të sekuestruara të Dashnor Zogës.

“Më datë 12.04.2017 është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore shtetasi Dashnor Zoga, i cili drejtonte një autovetyrë me targa AA271NA dhe dokumentacioni që është marrë është leja e qarkullimit, certifikata e sigurimit të detyruar dhe ai teknik, por nuk ka patur dokumente të tjera, si kontrata e shit-blerjes”.

Ai tha se i ka sekuestruar këto dokumente e më pas i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Hoxha shtoi se dorëzimi i automjetit të sekuestruar është bërë më urdhër të prokurorisë, duke marrë shkas nga leja e qarkullimit, e cila ishte ende në emrin e Eridion Gjatës.

“Pasi më ka ardhur shkresa këtu, është paraqitur edhe shtetasi për të marrë sendin e sekuestruar. Ky mjet t’i dorëzohet shtetasit Eridion Gjata thotë shkresa nga prokuroria dhe pranë zyrës sonë është paraqitur Eridion Gjata”.

Oficeri i policisë gjyqësore shtoi se nuk e kupton se pse Eridion Gjata ka marrë automjetin më datë 16.04.2017, ndërkohë që ia ka shitur Dashnorës Zogës.

Ndërsa vetë Eridioni, i ndaluar nga gazetarja e emisionit “Stop”, nuk pranoi të japë shpjegime se pse kishte tërhequr makinën që e shiti vetë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑