Jemi në Rrogozhinë për problemin e një mësueseje të shkencave sociale, me diplomë si mësuese e arsimit të mesëm dhe të lartë. Ajo prej 4 vitesh punon më kohë të plotë në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë, ku ka marrë emërimin 3 vjet më parë. Problemi i zonjës lidhet me pagesën. Teksa kolegët e saj, në të njejtat kushte, ose dhe me më pak vite punë, paguhen me 600 mijë lekë të vjetra në muaj, ajo merr vetëm 560 mijë lekë. Drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar Durrës e ka pranuar problemin dhe i ka kërkuar zyrës vendore të arsimit parauniveristar Rrogozhinë, që të bëjë pagesën për mësuesen në fjalë si arsimtare gjimnazi, së bashku me diferencat e munguara. Por ZVA Rrogozhinë nuk ndërmerr asnjë veprim.Eksperti i financës në ZVA Rrogozhinë thotë, se mësuesja i ka marrë paratë në rregull,pasi normën e ka plotësuar me orë të ciklit 9 vjecar. Por ne provojmë, se mësuesja i plotëson të 20 orët në gjimnazin e Rrogozhinës.Në këto kushte, presim drejtorin e ZVA-së Rrogozhinë, Luan Sheshi, i cili kërkon kohë, që të shqyrtojë dokumentet. Nuk vonon pranimi i fajit dhe nisja e pagesës së plotë për arsimtaren nga shtatori 2023. Ndërsa përsa i takon diferencave, ZVA Rrogozhinë, thotë, se nuk ka fonde.
Prej ditësh ka nisur në vend procesi i regjistrimit, apo censi sic njihet. Ne dolëm në rrugët e Tiranës, duke u hequr si punonjës intervistues në kuadër të censit. Disa prej pyetjeve tona ishin serioze, si në censin e vërtetë. Por nuk mungojnë dhe pyetjet me humor, si “Kur keni bërë seks për herë të fundit”, “a e fikni bolierin, kur bëni dush?”, apo “kush e ka zërin më të trashë, ju, apo bashkëshortja?”.
Pak kohë më parë kemi transmetuar vendime dhe veprime të kompromentuara të gjyqares së Gjirokastrës Suela Dashi. Kjo e fundit udhëtonte me veshje aspak etike me ish-prokurorin e cështjeve të saj Emëror Kasaj.”Stop” i është drejtuar me shkresa institucioneve të drejtësisë në vend, për të shqyrtuar mungesën e etikës për gjyqtaren Dashi, e cila shfaqet me zë dhe figurë, me veshje provokuese, duke zbritur nga makina e prokurorit Kasaj.Por në të kundërt është vetë gjyqtarja, e cila kërkon të bëjë të ofenduarën, pasi emisioni “Stop”, serviri këtë realitet për publikun.