Balla nga Vora: Projekti i Zvërnecit do të hapë 5 mijë vende pune, ekonomia shqiptare është trefishuar

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Vorë, Blerim Shera, zhvilluan një takim me gra dhe vajza në Vorë, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimi ekonomik dhe perspektiva europiane e vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, Balla u ndal te projekti i investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një nga investimet më të mëdha të projektuara ndonjëherë në Shqipëri. Sipas tij, vetëm në këtë projekt, pas përfundimit, do të punësohen të paktën 5 mijë persona.

“Ky është investimi më i madh i projektuar ndonjëherë në Shqipëri. Të dalësh kundër një projekti të tillë është të kundërshtosh zhvillimin dhe mundësitë që i duhen vendit. Kryeministri Edi Rama është i vendosur dhe i palëkundur për ta çuar këtë projekt deri në fund”, u shpreh Balla.

Balla nënvizon gjithashtu se ekonomia shqiptare është trefishuar nga 9.5 miliardë euro në 27 miliardë euro.

Sipas Ballës, kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra, përmirësimit të klimës së biznesit, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e ekonomisë kombëtare.

Të Fundit