E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 16 (SEZONI 6) 28 Shtator 2020-Skandali/Fiton konkursin per drejtor burgu, nuk e emerojne prej 10 muajsh!

Problematika e radhës lidhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe kandidatin për drejtor burgu Asaf Shehu, i cili ka qenë në këtë pozicion në vitet 1992- 2006, në burgun e Sigurisë së Lartë Tepelenë. Nga 2006-ta, Asafi u shkëput nga sistemi dhe në vitin 2019 mendoi të rikthehet, duke marrë pjesë në konkursin, që Ministria e Drejtësisë hapi për drejtorë burgjesh, për 15 vende vakante. Asaf Shehu u kualifikua në fazën e parë të konkurimit, kaloi me sukses dhe fazën e dytë dhe u shpall fitues, duke u njoftuar për këtë nga shëfi i kabinetit të ministres. Të nesërmen u ftua në një takim personal nga ministrja, ku ishin edhe shefi i kabinetit të saj dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili.

Në bisedë e sipër, Asafi shprehu opinionin e tij për konkursin e 2017-ës, duke thënë, se ky konkurs ishte i paracaktuar. Por kjo u bë fjalia, që përmbysi rrjedhën e ngjarjeve.

Damian Gjiknuri ka deklaruar në mbledhjen e komisionit të ligjeve, se ndryshimet kushtetuese shkaktuan një tërmet politik. Kjo thënie e tij ka shkaktuar të qeshura te kolegët, për shkak, se në përgjimet e Bild ishte pikërisht Gjiknuri, që quante tërmet rezultatin dhe votat e PS-së në Dibër.Presidenti Meta është shfaqur në fundjavë, duke ia marrë valles në Zallë Dardhë në një grumbullim masiv dhe pa masa sigurie.Prej javësh Rruga e Durrësit nuk të con më në Durrës. Ajo është bërë me një kalim dhe të drejton vetëm në qendër të Tiranës. Klintoni ka pyetur qytetarët për këtë dhe nuk mungojnë humori e batutat.

Pas 10 muajsh premtime, edhe pse Asaf Shehu u shpall fitues nga konkursi për drejtues burgu, ai sërish nuk u emërua në detyrë. Fjalia fatale në prezencë të ministres Etilda Gjonaj i kushtoi shumë Asafit. Shefi i kabinetit vazhdon ta mashtrojë, pa i dhënë një përgjigje zyrtare.Për ta larguar nga Ministria dhe sistemi i Burgjeve, ai njoftohet me mesazh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për një konkurs tjetër në sistemin mesatar, për të cilin nuk kishte aplikuar.E megjithatë paraqitet edhe për këtë konkurim. Por aty i thonë, se nuk mund të konkurojë dot, pasi rezulton i dënuar në vitin 1987 për përvetësim të pronës socialiste. Sipas Asafit, kjo është kryekëput një gënjeshtër, pasi ai nuk ka qenë kurrë i dënuar. Në vitin 1987 Asaf Shehu tregon, se ka qenë mësues dhe më pas ushtar.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑