STOP-EMISIONI 15(Sezoni 8) 23 Shtator 2022-Durres, pallati i rikonstruktuar si diten e termetit, banoret pa strehim.

Jemi në qytetin e Durrësit, pranë pallatit Kevin, në lagjen nr 17 , pallat, që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Banorët tregojnë, se firma, që e mori për rikonstruksion, e mbylli në muajin prill, por la shumë gjëra të papërfunduara, duke filluar nga elektriket, shkallët, pajisjet hidraulike etj. Banorët thonë, se nuk mund të futen në të tilla apartamente, por nga ana tjetër bashkia u ka ndërprerë bonuset e qirave, pasi pallati është dorëzuar. Ne pamë vetë me kamera situatën e pallatit, që dukej si të nesërmen e tërmetit.Kontaktuam në telefon me njërin prej ortakëve të firmës “Inert Shpk”, Halil Muho, i cili thotë, se pallati është përfunduar, por aq para ishin parashikuar në projekt. Sipas tij, fondi prej 2.2 milionë lekësh, nuk mjatonte për ta bërë pallatin, sic e duan banorët.Iu drejtuam Bashkisë së Durrësit, e cila thotë, se për shkak të problematikave të banorëve, u shty afati i punimeve. Tashmë është kolauduar pallati dhe bonusi është. Por në objekt do të shkohet sërish për kontroll, në mënyrë, që t’u jepet zgjidhje qytetarëve.

Një kope dhensh ka vërshuar në rrugë në Lin të Pogradecit. Në po këtë vend vija e plazhit duket si shteg dhish.Tre kabina postare pranë zyrave të Postës Qendrore në Tiranë nuk punojnë, e duken si objekte muzeale.Sipërfaqja e lumit Drin nuk duket për shkak të mbetjeve të hedhura aty.Në sipërfaqen e lumit Metallës në Shijak peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën, “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi në Kamëz për problemin me mbingarkesën e nxënësve në furgonët e transportit për në shkollë. Shkolla 9 vjecare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan nuk ka përfunduar dhe fëmijët kanë kaluar në gjimnazin “Isa Boletini”. Fëmijë dhe prindër bëhen me dhjetra në një mikrobus të vogël.E njejta situatë edhe me shkollën 9 vjecare dhe kopshtin në Kamëz. Ndërtesat janë prishur, ndërsa godina e gjimnazit në Babrru është në rikonstruksion. Shkuam në Bashkinë Kamëz, ku drejtoresha e medias,Eni Pëllumbi,u shpreh, se nxënësit do të kalojnë në ndërtesën e marrë me qira.Zonja Pëllumbi tha, se do të shihet edhe mbingarkesa e furgonëve të nxënësve.

Të Fundit