Thanas Nika është një i moshuar, që jeton vetëm në qytetin e Sarandës.Në vitin 2013 lidhi një kontratë, ku i dha investitorit 778 m katrorë truall, dhe në këmbim do të merrte 13 objekte në pallatin 8 katësh, mes tyre dyqane, garazhe, papafingo.Pasi përfundoi pallati, duke qënë i vetëm, u lidh Leon Kodrën. Ky i fundit do të merrej me mobilimin e apartamenteve dhe do të ndihmonte në shitjen e hyrjeve.Paratë ia dërgonte Thanasi nga Greqia. Befas kur kthehet, sheh që 11 hyrjeve u ishin ndërruar bravat.Në këtë moment nisi konflikti.Leon Kodra pretendon, se Thanasi i ka premtuar, se do ia jepte atij.Ai thotë, se ka shpenzuar duke mobiluar hyrjet dhe kërkon shpërblim. Mes tyre nuk ekziston asnjë marrëveshje shkresore ligjore.Prokurori thotë, se cështja ka natyrë civile, duke e drejtuar qytetarin në Gjykatën Civile.
Në 4 mars trasmetuam një rast tragjik në Elbasan, në lagjen Clirimi.Banorët thanë, se prej 8 vitesh, në katin e parë, banonte një person me prapambetje mendore, i cili mblidhte dhe mbante një qen, që shqetësonte banorët.Ata thanë, se kishin bërë ankesa në bashki e në polici, por askush nuk kishte lëvizur. Ne komunikuam me drejtuesin e Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, i cili tha, se nuk ishtë përgjegjësia e tij.Pas vënies në dijeni nga emisioni Stop, u ngrit një grup pune nga Shërbimi Social, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia për të verifikuar situatën e personit, për të cilin u ankuan komshinjtë.Pas inspektimit të bërë nga Bashkia e Elbasanit, u mësua, se personi në fjalë kishte ndërruar jetë, nuk dihet se kur.Pas transmetimit të kësaj tragjedie të paralajmëruar nga emisioni “Stop”, Prokuroria e Elbasanit bën me dije, se ka vlerësuar të regjistrojë kryesisht materialin kallzues për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për drejtuesin e Kujdesit Social në Bashkinë e Elbasanit.
Në 24 mars transmetuam rastin e qytetarit Ledion Toshkollari nga Fieri, i cili kishte blerë në Gjermani një makinë “Volsvagen sharan” me dokumenta të rregullta dhe doganën. Kur do t’i vendoste targat, e kapi policia rrugore Fier dhe ia bllokoi makinën, pasi i rezultonte targa e njejtë me një motomjet “Yamaha”. Për këtë arsye cështja shkoi në prokurori dhe pavarësisht, se Interpoli e nxorri pa probleme automjetin, prokuroria nuk ia kishte kthyer pronarit atë.Pas transmetimit të emisionit “Stop”, prokurori reflektoi dhe ia liroi makinën Ledionit, por do ta ketë në ruajtje deri në përfundim të hetimeve.