STOP-EMISIONI 159(Sezoni 11) 15 Prill 2026-E pabesueshme, hiqej si punonjese e Bankes, zhvati miliona nga fisi e miqte

Rasti i Eriola Hoxhës, i denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, lidhet me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar ndaj disa qytetarëve. Sipas dëshmive të para, ajo prezantohej si punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe premtonte të dyfishonte shumat e parave, që merrte nga personat, që i besonin. Ajo akuzohet, se u ka marrë rreth 38 milionë lekë disa të afërmve të saj dhe 50 milionë lekë një shoqeje të nënës. Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm Eriola fitonte kohë me justifikime dhe sjellje viktimizuese.Pas transmetimit në “Stop”, Eriola Hoxha u arrestua nga specialistët e krimit ekonomik në Komisariatin nr. 2, nën akuzën për “mashtrim” ndaj disa qytetarëve.Ndërkohë, të tjera denoncime mbërritën në redaksinë tonë. Një avokate nga Fieri tha, se i kishte dhënë Eriolës 20 mijë euro me premtimin, se do të merrte 50 mijë euro, por nuk mori kurrë asgjë. Qytetari Yzedin Koçiu nga Patosi pretendon, se familja e tij është dëmtuar rëndë financiarisht: ai vetë ka dhënë 45 mijë euro, djali i tij Ardit Koçiu 40 mijë euro, dhëndri Ergest Mala 20 mijë euro, ndërsa një tjetër qytetare nga Fieri, Majlinda Lapsi, 4 mijë euro. Sipas tyre, skema ka qenë e njëjtë në çdo rast, dyqfishim i parave për pak kohë. Denoncuesit thonë, se Eriola Hoxha i ka mbajtur me justifikime të vazhdueshme, duke pretenduar herë se ndodhej në Greqi, e herë se ishte në spital. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka reaguar përmes përfaqësueses së komunikimit, duke sqaruar, se Eriola Hoxha nuk ka qenë asnjëherë pjesë e institucionit dhe duke u bërë thirrje qytetarëve, të tregojnë kujdes ndaj ofertave të tilla financiare.

Kryeministri Edi Rama është thirrur në GJKKO. Mësohet, se Rama, do ta kalojë pragun e këtij institucioni në cilësinë e dëshmitarit për llogari të dosjes “Partizani”. Rama u kërkua në proces nga avokati i palës së akuzuar Genc Gjokutaj.

Në Kamëz, qytetarja Anjeza Hyka denoncoi vështirësitë për regjistrimin e truallit të shtëpisë, ku jeton prej më shumë se 20 vitesh bashkë me familjen e saj dhe atë të kunatit. Sipas saj, prona u është dhuruar nga vjehrri, por për vite me radhë ata kanë pasur në dorë vetëm certifikatat e apartamenteve, ndërsa trualli nuk ishte i regjistruar në emrin e tyre.Anjeza Hyka shprehet, se kishte aplikuar për regjistrimin e truallit, por nuk kishte marrë asnjë zgjidhje nga institucionet. Pas ndërhyrjes dhe interesimit të emisionit “Stop”, situata mori zgjidhje dhe ajo arriti të pajiset me dokumentin e pronësisë.Sipas dokumentacionit përfundimtar, pronësia e truallit është ndarë në mënyrë përpjesëtimore: 80% i takon Anjeza Hykës, ndërsa 20% kunatit të saj.

Të Fundit