STOP-EMISIONI 158(Sezoni 11) 14 Prill 2026-Konflikti mes ortakeve ne biznes con ne zbulimin e mega-ndertimit pa leje

Një konflikt i gjatë mes ortakëve të një shoqërie të krijuar që në vitin 1994, con në zbulimin e një ndërtimi të madh pa leje në zonën e Paskuqanit, në Bashkinë e Kamzës. Denoncimi u bë nga Dritan Qoqi, i cili jeton në Angli, ndaj ortakut të tij Alfred Gjata, që zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë, ndërsa 49% i përkiste familjes së babait të Dritanit, tashmë i ndjerë.Sipas denoncimit, Gjata kishte ndërmarrë veprime të njëanshme në administrimin e kompanisë, duke zhvilluar mbledhje fiktive dhe duke ndryshuar administratorin, pa dijeninë e bashkëpronarëve, që jetojnë prej vitesh në Angli. Situata u rëndua më tej, kur në pronën e përbashkët prej rreth 1400 m², e rrethuar me mur në Paskuqan, nisi ndërtimi i një kapanoni të madh pa leje ndërtimi dhe pa miratimin e të gjithë ortakëve.Gazetarët e emisionit “Stop” verifikuan në terren, se ndërtimi ishte në zhvillim e sipër, ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë, përfshirë administratorin Petrin Dodona dhe vetë Alfred Gjatën, nuk dhanë përgjigje në momentin e parë të kontaktit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar dhe dërguar për miratim në Senat emërimin e gjeneralit në pension Eric Ëendt, si Ambasador i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë. Eric Ëendt, nga Kalifornia, është një ish-gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili ka një karrierë të gjatë në strukturat ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Trump është bërë edhe njëherë viral për një episod simbolik në Shtëpinë e Bardhë, ku ka dhënë një bakshish prej 100 dollarësh për një punonjëse, që i solli ushqimin në Zyrën Ovale. Ky gjest është lidhur me promovimin e nismës së tij “no tax on tips”, që bakshishi nuk taksohet.

Për rastin e konfliktit mes ortakëve, që përfundoi me një mega ndërtim pa leje në Paskuqan, ne vumë në dijeni Bashkinë e Kamzës, ku nënkryetari Gentian Bicukaj konfirmoi, se bëhej fjalë për një ndërtim pa leje dhe u angazhua për ndërhyrje në terren.Gjatë ndërhyrjes, u konstatuan vonesa nga inspektorët e IMT-së së Kamzës dhe pengesa në hyrjen e tyre në pronë, pasi punimet u ndërprenë dhe porta u mbyll nga pala ndërtuese. Situata u përshkallëzua, derisa u kërkua ndërhyrja e Policisë së Shtetit, e cila u angazhua pas njoftimit.Pas ndërhyrjes së policisë dhe verifikimeve në terren, u procedua me arrestimin e ortakut Alfred Gjata dhe nisjen e procedurave administrative nga IMT për prishjen e kapanonit pa leje, vendosjen e gjobës dhe hetimin e zyrtarëve të IMT-së dhe Policisë së Kamzës, për mosveprim në kohë. Rasti mbetet në hetim për ndërtim të paligjshëm dhe konflikt interesash mes ortakëve në pronën e përbashkët.

Të Fundit