STOP-EMISIONI 157(Sezoni 6) 13 Prill 2021- Video-skandali/ Mamaja rreh barbarisht e godet me thike djalin e mitur.

A. D. denoncon ish gruan dhe tregon historinë e familjes së tij mes dhunës së gruas ndaj dy djemve, njëri 28 vjec dhe i vogli 14 vjec. Gruaja E.D vuan nga bipolariteti dhe ajo u bë e dhunshme dhe me një personalitet problematik.Burri u detyrua të filmonte dhunën dhe sjelljet e gruas, duke dhunuar djalin 14 vjec.
Edhe ky i fundit tregon, se si dhunohej nga nena e tij, kur ishte vetëm 11 vjec. Djai i vogël manifeston sot probleme psikologjike, për shkak të dhunës së pësuar. Djali dhe babai dëshmojnë, se djalit i ka ndodhur një gjë e tmerrshme në Korcë, ku nëna kishte zënë një të dashur. Kur ishte vetëm 10 vjec e ëma i ka dhënë marijuanë. “Stop” publikon disa video të dhunës dhe gjendjes psiqike të nënës problematike.

Një status në facebook i Petrit Vasilit udhëzon elektoratin në Vlorë, që të votojë vajzat e veta, duke faktuar kështu prishjen mes LSI-së dhe Luan Ramës, që kryeson listën e kësaj force politike në Vlorë. Pak ditë më parë edhe Monika Kryemadhi tha, se poezitë do t’ia linte Luan Ramës.”Stop” ka siguruar një audio, ku dëgjohet një vajzë nga stafi elektoral i Luciano Bocit, që i kërkon votën një studenteje, në mënyrë, që të ketë një mik në Universitet.

Pasi dhuna e nënës me probleme u vërtetua, Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për nënën e sëmurë.Gjykata vendosi 2.5 vjet heqje lirie, për dhunë ndaj të miturve. Situata pas lirimit është më keq se më parë. Strukturat nuk kanë funksionuar edhe pse doktorët e burgut e kanë referuar rastin në psikiatri.
Gjyqtarja Irena Hoxha nuk i ka dhënë familjes një urdhër mbrojtjeje, edhe pse gruaja është e rrezikshme.Psikologia Denata Toce shpjegon problemet e bipolaritetit të gruas dhe thotë, se urdhri i mbrojtjes duhet dhënë, por burgu nuk është zgjidhje, pasi përkeqëson shëndetin e gruas.

Të Fundit