STOP-EMISIONI 157(Sezoni 11) 13 Prill 2026-Ishte zaptuar prona me lokal prej vitesh, Stop sjell fadromat dhe e liron

Jemi në Tiranë, në Njësinë numër 9, pasi trashëgimtarët e familjes Meniku, denoncuan zaptimin e një trualli prej rreth 6600 m², për të cilin Arta Kristo disponon certifikatë pronësie. Sipas saj, një pjesë e pronës, ishte zënë pa dokumente nga Hamza Zeka, i cili ushtronte aktivitet lokali me tavolina dhe çadra në hapësirë private. Paralelisht, trualli mbetej i papastruar pas një prishjeje nga IMT-ja.Pavarësisht ankesave të vazhdueshme në Bashki, IMT dhe Policinë Bashkiake, institucionet nuk kishin marrë masa. Gazetarja e emisionit “Stop” u interesua pranë Njësisë numër 9, ku specialistja Lorena Çela, premtoi ndjekjen e çështjes.Pas ndërhyrjes sonë, Lisjan Alushi nga IMT dhe Leonard Topçiu nga Policia Bashkiake, verifikuan dokumentacionin, liruan hapësirën e zaptuar dhe pastruan truallin. Në përfundim, familja Meniku falënderoi publikisht emisionin, ndërsa rasti u zgjidh.

Një video virale po qarkullon në mediat ndërkombtare, ku i përfoluri për ministër Shëndetësie në Hungari, Zolt Hegedus, shfaqet duke kërcyer pas fitores në zgjedhje të partisë së Peter Magyar.Kjo fitore shënon një moment historik, pasi vjen pas 16 vitesh në pushtet të Viktor Orbán, duke sinjalizuar një ndryshim të madh politik në vend.

Në muaji mars transmetuam një problem me fqinjin të familjes Ullorja në Elbasan. Dy të moshuarit Ullorja thanë, se Enver Dollani, pasi kishte blerë apartamentin në katin e parë të pallatit, kishte bërë një ndërhyrje pa leje, duke mbyllur derën ekzistuese të hyrjes dhe duke nxjerrë hyrjen e re në sheshpushimin e pallatit. Kjo shtesë, sipas familjes Ullorja, u ka shkaktuar edhe lagështirë në banesë, ndërsa ata pretendonin, se fqinji nuk i lejonte të ndërhynin, për të riparuar dëmet.Hysni Ullorja tha, se për këtë rast ishte ankuar në disa institucione, përfshirë bashkinë, IMT dhe IKMT, të cilat kishin konstatuar shkeljen dhe i kishin vendosur Enver Dollanit një afat 5-ditor për prishjen e ndërtimit pa leje. Megjithatë, ndërhyrja nuk ishte kryer plotësisht, pasi muri ishte prishur pjesërisht dhe më pas ishte rindërtuar.Gazetarja kontaktoi drejtorin e IMT-së në Elbasan, Ardian Zabzuni, i cili premtoi verifikimin e rastit në terren. Inspektorët e IMT-së deklaruan, se shtesa do të prishej sipas ligjit.E në fakt, rasti u zgjidh dhe IMT prishi ndërtimin pa leje, duke hequr edhe derën dhe duke liruar hapësirën publike.

Të Fundit