Stop-EMISIONI 157 (SEZONI 5) 7 Prill 2020- Memaliaj/Eshte perfitues i amnistise, por shefi i policise pengon te burgosurin!

Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 muaj karantinë 570 të burgosur.Njëri prej tyre, që kishte emrin i 155-ti në listë, ishte dhe Marjoldo Dali Nela,i cili duhet të ishte përfitues, por nuk lejohet nga shefi i stacionit të policisë Memaliaj, Eduard Dumi.Nëna e Marjoldos, Tefta Nela, thotë, se shefi Eduard Dumi, bën raport negativ, që t’i mohojë të birit daljen nga qelia.Vetë Dumi mjaftohet të thotë, se përgjigja është zyrtare dhe nuk jep asnjë shpjegim më shumë. Inspektori i zonës, Zenel Kalemi,tregon, se është në dijeni të rastit dhe ai vetë ka hartuar një raport pozitiv për Marjoldon, por shefi Dumi e refuzoi këtë raport, duke kërkuar një tjetër negativ.Në këtë moment, Zeneli thotë, që u distancua nga kjo histori.Gazetarja e Stop iu drejtua për këtë rast Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, Agim Ismaili,i cili shpjegoi, se në këto kushte, personi duhet të bëjë një ankesë dhe një komision do të shqyrtojë kërkesën e tij.

81 vjet më parë Shqipëria u pushtua nga Italia, por sot vendi ynë, Italia dhe gjithë bota, janë pushtuar nga coronavirusi.Në Lezhë mjekët dhe infermierët kanë refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekësh, duke ua dhënë familjeve në nevojë. Ministria e Arsimit ka hapur në faqen e saj një sondazh mbi mësimin online, postfactum. Sipas të dhënave të Ministrisë, në mësimin online janë angazhuar 96% e nxënësve, 95.3% e prindërve dhe 98.7% e mësuesve. Por nga ana tjetër, ky sondazh nuk duket aspak i besueshëm, po të sjellim në vëmendje, se përdorimi i internetit në Shqipëri llogaritet në 63%, ndërsa në shtëpi e përdorin vetëm 44%.

Pak kohë më parë trajtuam rastin e qytetarit Gëzim Xhepexhiu, i cili përfundoi në burg në vend të të atit, për një ndërtim pa leje në Elbasan.Prej 4 muajsh ai po kryen dënimin në Burgun e Rrogozhinës.Por për shkak të corona virusit, Gëzimi rezultoi përfitues i amnistisë së përkohshme dhe më në fund arriti të shkojë në shtëpi. Por me të mbërritur në shtëpi, ai thotë, se ai dhe gruaja kanë probleme shëndetsore. Disa ditë më parë u njoftua lajmi, se tre punonjës të burgut të Rrogozhinës, drejtori, juristi dhe një polic, rezultuan pozitivë me koronavirus.Sipas Gëzimit, burgu i Rrogozhinës nuk ka marrë masa mbrojtëse për të burgosurit, asnjë testim dhe asnjë mjekim, ndërkohë, që juristi ka pasur kontakte me të gjithë familjarët e të burgosurve, kur ata kanë dorëzuar dokumentacionin.

Të Fundit