STOP-EMISIONI 155(Sezoni 8) 6 Prill 2023-Policia e Lezhes arreston dhe keqtrajton qytetarin, i nxin syte.

Gëzim Prenga është një 54 vjecar nga Mirdita. Më 15 mars 2023 e arrestojnë në afësi të Vorës, teksa ishte duke drejtuar mjetin. Sipas policisë së Lezhës, arrestimi i tij është bërë për shkak, se ishte një person i shpallur në kërkim, i shumëkërkuar, i cili akuzohet për mashtrim.Edhe më parë ka qenë i dënuar po për mashtrim dhe ka kryer dënimin.Por, familjarët pretendojnë se, gjatë shoqërimit të tij për në komisariat, disa policë e kanë dhunuar në fytyrë.Për të gjitha pretendimet, prokurori i cështjes, Ylli Pjetërnikaj, na tha se do të bëhen të gjitha veprimet hetimore për të dalë në një përfundim.Sot, Gëzim Prenga ndodhet në paraburgim në Shënkoll, me masën “arrest me burg”.Në përgjigjen zyrtare, Policia e Lezhës thotë, se ky shtetas është dëmtuar vetë dhe nuk ka pranuar të mjekohet. Policia mohon faktin, se mbi të nuk është ushtruar dhunë.Nga ana tjetër, prokurori Ylli Pjetërnikaj, thotë, se Organi i Prokurorisë i ka trajtuar me seriozitet pretendimet. Do të merret kallzim dhe do të kryehen verifikimet e duhura. Pas kallzimit, do të bëjmë kqyrjen e personit dhe akt-ekspertizën mjeko ligjore.

Sot u zhvillua ceremonia e dhënies së gradës “kolonel honorifik” për 7 sportista elitarë nga Shqipëria e Kosova. Luiza Gega, Briken Calja, Majlinda Kelmendi, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të shërbejnë përjetë në këtë pozicion dhe do të garojnë vetëm nën flamurin shqiptar.

Në mes të Tiranës afër zonës së Xhamllikut, prej më shumë se një viti, po ndërtohet një pallat i ri. Afërsia e kantierit me zonën e banuar është vetëm 3 metra. Në këtë mënyrë jeta e punëtorëve dhe qytetarëve është e rrezikuar. Para disa ditësh një objekt i rëndë, dërrasë me përmasa 1.5 me 1 m, është shkëputur nga katet lart të këtij objekti, duke përfunduar në ballkonin e dytë të pallatit përballë. Fatmirësisht nuk kishte lëvizje në rrugë, sepse cdo gjë mund të ndodhte, nëse ky objekt do kishte rënë mbi njerëzit.Rasti u denoncua në polici menjëherë, por punëtoret e kantierit me shpejtësi e hoqën objektin, provën e aksidentit.Komisariati nr.4, materialet për këtë incident, i ka referuar në prokurori.Në fakt në terren nuk ka asnjë tabelë që njofton punimet e po kështu nuk ka rrjeta mbrotjëse e masa sigurie për punëtorët.Gazetari i “Stop” u interesua edhe tek mbikqyresi i punimeve në kantier, i cili pranon incidentin, por ua hedh fajin punëtorëve, të cilët, sipas tij, edhe pinë ndonjë gotë.Nga ana tjetër, inxhinieri i kantierit është mjaftuar vetëm me rregullimin e antenës, por nuk ka marrë asnjë masë tjetër.

Të Fundit