Problematika e rradhës na con në Përmet. Drita Kosta është një zonjë, e cila ka patur probleme me shikimin që në fëmijëri. Ajo ka fituar edhe statusin e verbërisë, megjithatë prej tre vitesh nuk është përfituese e kempit.Drita tregon, se është diagnostifikuar me miopi alta, dhe nga njëri sy nuk sheh, ndërsa nga tjetri shikon vetëm 3%. Ajo ka qenë përfituese e kempit prej 10 vitesh, megjithatë në vitin 2017, kur ka shkuar të rinovojë letrat për kemp, ka dalë në komision dhe e kanë nxjerrë pa grup dhe të aftë për punë. E njejta gjë u përsërit edhe në 2019-ën.Për problemin e zonjës Drita ne iu drejtuam Institutit të sigurimeve shoqërore, ku rezulton, se Drita ka dalë dy herë për kemp në vitin 2017 dhe 2019 në një komision me mjekë specialistë. Në iu drejtuam Spitalit Amerikan 3, në klinikës universale të syrit, për një ekspertizë nga doktor Nadon Qafa.Përsa i përket miopisë alta doktori tha, se nuk mund të ketë përmirësime, pasi kjo sëmundje mundet, që vetëm të progresojë.
Sot është 1 prilli, e njohur si dita e gënjeshtrave. Ndaj nuk mund të mungonte një shaka e Stop. Genti del i vetëm në pjesën e parë të programit, pasi Saimiri është infektuar nga coronavirus.Dy ditë më parë trasmetuam rastin e zotit Hysni Kuka dhe qendrës rezidenciale, që ai drejton në zonën e Kinostudios “Strehë dhe Shpresë”.Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.Nga pamjet filmike ne dokumentuam, sesi dy policët, Guximi dhe Velo,në datën 24 mars hynë si ilegalët në ambientet e qendrës rezidenciale, i vunë gjobë dhe shoqëruan Hysniun në komisariat.Po ajo, që ndodhi më pas, është edhe më absurde. Hysniu tregon, se sapo filloi emisioni Stop në orën 20 të mbrëmjes, ia mësyn një furgon policie, duke bërtitur, se kishin njoftim, që dikush ka posoritur birrë në qendër. Të moshuarit, që marrin shërbim aty thonë, se janë lodhur nga gjithë këto situata, që krijon policia.Ndërsa Hysni Kuka i bën apel Shtetit, që të lihet i qetë të punojë në aktivitetin e tij bamirës.
Në 27 mars transmetuam rastin e zonjave të moshuara në Durrës,Shpresa Mance dhe Drita Shehu, 82 dhe 89 vjec. Drita është e sëmurë rëndë në shtrat dhe nuk shkonte dot të aplikonte për kartën e identitetit, për pasojë nuk merrte pensionin.Pas transmetimit, punojësit e Aleat shkuan në shtëpinë e zonjës, ku ajo bëri dhe aplikimin dhe rifitoi pensionin.Një procedurë të ngjashme ndoqi gazetarja e “stop” edhe për 115 vjecaren nga Korca, Xhemile Spahillari, transmetuar në emisionin e datës 13 mars.Po ndërsa cështja e saj për të përfituar pension, u zgjidh, Xhemilja nuk mundi ta gëzojë, pasi ndërroi jetë.Në fund udhëtuam drejt Vlorës, për të takuar 84 vjecaren Myzejeni Jaupi, e cila kërkoi ndihmë, pasi nuk kishte me cfarë të ushqehej. Stop dhe Firdeus i cuan ushqime, ndërsa Saimiri e Genti i dhanë edhe 100 mijë lekë të vjetra.