STOP-EMISIONI 151(Sezoni 8) 31 Mars 2023-Nderton mbi kolektor, shan e fyen banoret, qe ngrene zerin.

Ndodhemi në njësinë numër 13 në Plazh Durrës. Banorët e pallatit 137, ankohen, se një banore, Minushe Çela, ka ndërtuar mbi kolektorin e pallatit. Këtë ndërtim e ka me certifikatë pronësie, dhe për këtë problem, cështja është në gjyq.Për shkak të ndërtimit mbi kolektor, banorët nuk kalojnë dot nga pallati në rrugë.Po kështu makinat i bien rrotull.Qytetarët, që kanë shtëpitë aty, thonë, se kanë bërë disa përpjekje, për të liruar rrugën, por ka qenë e kotë.Minushja e bllokon sërish dhe shan e fyen banorët.Për këtë problematikë, vemë në dijeni drejtorin e IMT-së Durrës, Dorian Mema, i cili për 10 minuta sjell policinë bashkiake dhe Imt-në dhe lirojne vendin.

Rrugët e Tiranës kanë emra nga më të ndryshmit. Në kemi pyetur banorët e kryeqytetit për rrugë, si Myslym Shyri, Mustafa Matohiti, Siri Kodra, apo rruga Bardhyl. Shumë prej tyre, thonë, se nuk e dinë, se ku bien këto rrugë e orientohen me ndërtesa te vjetra apo lokale. Por kështu edhe për pyetjen, se cfarë përfaqësojnë personat, emrat e të cilëve mbajnë rrugët tona.

Esmeralda Halilaj nga Picarë e Vlorës, është 14 muajshe. Ajo po lufton me jetën, si pasojë e një problemi në zemër shumë kompleks e të rëndë.Prindërit nuk kanë asnjë mundësi, ta dërgojnë jashtë dhe në vendin tonë nuk kryhet dot kjo ndërhyrje delikate.Operacioni i saj kushton 20.000 € dhe duhet të kryhet sa më parë, në mnëyrë që Esmeralda e vogël të jetojë. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë bërë apel për solidaritet për shpëtimin e jetës së engjëllit Esmeralda.

Të Fundit