E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 150(Sezoni 11) 2 Prill 2026-Traktori “në Interpol” ngre ne kembe polici e prokurori, gazetarja zgjidh letrat

Jemi në Lezhë me qytetarin Marash Çubi nga fshati Gocaj. Ai kishte blerë një traktor bujqësor pranë subjektit “ARTOM” SH.P.K, por hasi probleme serioze, kur u paraqit, për ta regjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Laç. Gjatë kontrollit fizik, specialistët konstatuan, se numri i shasisë nuk përputhej me dokumentacionin dhe mjeti rezultonte i kërkuar në Interpol, çka çoi në bllokimin e tij për rreth dy muaj dhe referimin e rastit në Polici dhe Prokurori.Nga ana tjetër, përfaqësuesit e subjektit “ARTOM” SH.P.K deklaruan, se mjeti ishte importuar në mënyrë të rregullt nga Japonia dhe se dokumentacioni ishte në rregull. Ndërkohë, Oficeri i Policisë Gjyqësore Selami në Policinë e Lezhës konfirmoi, se çështja ishte në hetim nga prokurori Ismet Dervishi. Në Drejtorinë e Transportit Rrugor Laç, specialisti Pirolli shpjegoi, se fillimisht ishte paraqitur vetëm një certifikatë me numra, pa inicialet përkatëse të shasisë. Më pas, shefi i sektorit Bardhosh Toma sqaroi, se duke u mbështetur në atë dokumentacion, rasti ishte raportuar si problematik dhe ishte sinjalizuar. Megjithatë, kur u paraqitën dokumentet origjinale me të dhëna të plota, numra dhe iniciale, ai premtoi, se do ta përcillte rastin për rivlerësim në drejtorinë qendrore, duke e cilësuar si të pazakontë.Ajo që kishte ndodhur ishte, se dokumenti origjinal nuk ishte dorëzuar që në fillim nga shitësi, gjë që krijoi gjithë konfuzionin. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, institucionet u angazhuan me ritëm të përshpejtuar. Policia dhe Prokuroria e Lezhës rishqyrtuan provat, ndërsa Drejtoria e Transportit bëri verifikimet përfundimtare. Si rezultat, traktori u targua dhe u zhbllokua, ndërsa Marash Çubi, me targën në dorë, falënderoi publikisht emisionin për zgjidhjen e problemit të tij.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani shfaqet në një moment interesant, teksa provon gatime tradicionale shqiptare, duke mësuar madje edhe shprehjen tonë tipike: “të bëftë mirë!”.Prej ditësh drejtues automjetesh dhe përfaqësues së biznesit kanë denoncuar në redaksinë tonë bllokimin e kamionëve, për të cilët kanë kryer pagesat e procedurat, por nuk zhdoganohen nga dogana e Tiranës.

Dy vellezerve, Kristjan 13 vjeç dhe Mateo 10 vjeç, po përballen me një sëmundje gjenetike të rrallë dhe serioze, të quajtur Friedreich’s Ataxia. Kjo sëmundje ndikon në shëndetin dhe jetën e tyre të përditshme, duke e bërë çdo ditë një sfidë të vështirë.Gjendja e tyre kërkon kujdes të specializuar mjekësor, trajtime dhe një ndërhyrje kirurgjikale të domosdoshme, që pritet të kryhet së shpejti. Kostot e trajtimit janë shumë të larta dhe familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare, për t’i përballuar. Ndaj cdo kontribut, sado i vogël, përmes llogarisë së hapur në gofoundme, ka një vlerë të jashtëzakonshme për jetën e tyre.Mbështetja dhe solidariteti i secilit do të thotë jetë për Kristjan dhe Mateon.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑