STOP-EMISIONI 149(Sezoni 8) 29 Mars 2023-Noterja çirret e mbyll me celes gazetaren, pasi vodhi qytetarin.

Dritan Harapi, një banor i Fierit, tregon, se kishte një tokë arë 5 mijë m2, të cilën ia shiti Llazar Shytit, për 13 milionë lekë. Kontratën e bëri te noterja Anila Haxhiu në 21 shtator 2022. Por nga 13 milionë lekë, mori vetëm 8 milionë dhe kur të bëhej kalimi i pronësisë, do të merrte edhe 5 milionët e tjera. Dritani thotë, se në vend të Llazarit, i erdhi në zyrë i biri, Dilaver Shyti, kryetar i njësisë administrative Dërmenas. Por pas 8 muajsh akoma nuk ka marrë paratë, edhe pse blerësi pretendon, se ia ka kaluar noteres. Gazetarja bisëdon me blerësin dhe ky i fundit telefon direkt bashkëshortin e noteres Ilirjan Ymeri. Ky i fundit thotë, se i ka kaluar paratë.Në këto kushte shkojmë te zyra e noteres Anila Haxhiu, e cila refuzon të japë shpjegime dhe ulëret, mbyll brenda me celës gazetaren dhe njofton policinë.

Pak ditë pas transmetimit të këtij rasti në emisionin “Stop” Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korcë, dhe prokurorja Dhorina Theodhori, vendosën seksuestrimin e pamjeve filmike të rastit të transmetuar në 20 shkurt 2023, mbi dhjetra punësime fiktive në bashki.Ky akt ndërmeret pas hetimit të nisur kryesisht për shkak të problematikës së ngritur, që tregonte me zë dhe figurë, sesi punonjës të bashkisë së Bilishtit, punojnë njëkohësisht edhe në sektorin privat.Stop dokumentoi, se Elton Kupe punonte si shofer kamioni, duke figuruar edhe shofer i kryetarit të Bashkisë Bilisht.Ergi Agolli dhe Marsel Muzikanti punonin me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar të punës.Bilbil Metolli punonte në një karburant në Bilisht, duke qenë i punësuar në bashki. Aurel Xhacka bënte taksistin në rrugën Bilisht-Selanik dhe ishte njëherësh punonjës shërbimi në bashki.Emiljano Kocilleri punonte në montimin e xhamave me bashkëshortin e shefes burimeve njerëzore dhe njëherësh punonjës shërbimi në Njësinë administrative Ocisht. Kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro, fillimisht tha, se jepte dorëheqjen, nëse këto probleme rezultonin të vërteta. Por më pas pranoi, se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.

Në kohën kur noterja Anila Haxhiu kishte mbyllur gazetaren e “Stop” me celës në zyrën e saj, papritur në vendin e ngjarjes shfaqet bashkëshorti i noteres Ilirjan Ymeri, i cili godet me grusht pas koke operatorin e Stop-it dhe i vërsulet gazetares, duke i thyer telefonin.Situata përfundon në komisariatin e Fierit, ku grupi i xhirimit i emisionit “Stop” bën kallzim për dhunën e ushtruar për shkak të detyrës, shkatërrim sendi si dhe cënim lirie në pa të drejtë. Pas këtij momenti pajisemi me vendim mjeko-ligjor, nga mjeku Blerim Peli.Pas kallzimit, Komisariati i Policisë Fier arreston 50 vjecarin, ish bashkëshortin e noteres Ilirjan Ymeri. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, me prokurore zonjën Elida Hoxha.Stop i vë dispozicion organeve hetimore pamjet filmike dhe kërkon sekuestrimin e pamjeve të subjektit noterial.Pas gjithë incidentit, qytetari denoncues Dritan Harapi, bën denoncim tek Krimi Ekonomik ndaj noteres Anila Haxhiu, që s’i ka kthyer shumën 5 milionë lekë. Dhe pasi Stop ve në lëvizje Kadastrën qendrore, kjo e fundit merr informacion tek ajo rajonale e Fierit dhe na thuhet, se nga 21.09.2022 që ishte bërë kontrata e shitblerjes, vetëm në datë 27.03.2023 është bërë aplikimi nga ana e noteres, pak ditë pasi atje ishte grupi i “Stop”.

Të Fundit