Një gardist nga qyteti i Vlorës, Robert Shllega,tregon në “Stop”, se prej 10 vjetësh ka punuar në IEVP Vlorë, por sot është hedhur në rrugë. Fillimisht ai thotë, se i kanë nxjerrë pretendimin, se ka qenë i dënuar në vitin 2002.Por ai kërkoi sqarime në Gjykatën e Gjirokastrës, ku me vendimin 102, del i dënuar një tjetër person dhe dëshmia e Robertit rezultoi e pastër.Më pas i kanë nxjerrë një tjetër “njollë në biografi”. Në vitin ’89 është dënuar në emër të popullit me punë të detyruar.Për dy vejt Roberti do të dilte në pension të parakoshëm, por tani nuk e ka as këtë mundësi.Drejtori i institucionit, Ilir Aliaj, shprehet, se Robert Shllega ka qenë punonjës e njeri model dhe ka shërbyer me përkushtim.
Betime në parlament dhe protestë jashtë tij, parlamenti bëhet 99-ësh.
Ditën e sotme u mbajt sërish seanca e rradhës e parlamentit, ndërsa jashtë kuvendit opozita ka vijuar ritualin e protestave.Numri i deputetëve ka arritur në 99, duke kaluar cdo shumicë për cdo lloj votimi, ligji, kushtetute apo presidenti.Nga ana tjetër, tubuesit hodhën sërish tymuese dhe u shtynë fizikisht me forcat policore. Pasi u shpërndanë, një pjesë e tyre u ndalën para Ministrisë së Brendshme, ku spërkatën me bojë të zezë fasadën e ministrisë. Më pas cdo gjë u mbyll me fjalën e Bashës në oborrin e selisë së PD-së.
I burgosuri kërkon ndihmë, akuzohet për marijuanë në dhomën e izolimit.
Emilent Dhepa, i dënuar me 12 vjet heqje lirie, ishte duke kryer dënimin në burgun e Fierit.Por administrata e burgut vendosi të transferojë disa të dënuar në Vlorë, e mes tyre ishte dhe Emilenti.Më parë u bë një kontroll nëpër dhoma, ku Emilentit nuk iu gjet asgjë e dyshimtë.Kohë më vonë, OPGJ-ja Niko Kurti e thërret dhe e akuzon, se në burgun e Fierit, ku kishte qenë, i është gjetur një sasi marijuane.Madje për këtë i ishte bërë dhe një gjyq nga Roland Hysi dhe i dënuari ishte shpallur sërish fajtor.Dhepa deklaron, se është i gatshëm t’i nënshtrohet cdo lloj testi, për të provuar, që nuk ka gisht në marijuanën e gjetur.